web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Bajrami protagonist te goli i Rangers, shikoni veprimin e shkëlqyer nga shqiptari

22 Shtator 2024, 12:17, Sport CNA

VIDEO/ Bajrami protagonist te goli i Rangers, shikoni veprimin e shkëlqyer

Nedim Bajrami duket se është përshtatur shumë mirë te Rangers. Fantazisti i Kombëtares ishte protagonist me një asist në fitoren e 3-0 ndaj Dundee në Kupë.

Bajrami dha pasimin e fundit në golin e tretë të takimit, i cili u shënua nga Desers në minutën e 66-të.

Kjo ishte ndeshja e dytë e 25-vjeçarit me fanellën e Rangers, me të cilët u bashkua në ditën e fundit të merkatos verore.

Duket se shqiptari është përshtatur shumë mirë në Skoci, aty ku shpreson të lërë shenjë.

Në dy sezonet e fundit, Bajrami ishte pjesë e Sasuolos në Itali, aty ku hasi vështirësi të mëdha.

 





Lajmet e fundit nga