web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flasin statistikat, ja cili mes Inter-Milan ka më shumë fitore në derbin e “Madonnina"-s

22 Shtator 2024, 12:10, Sport CNA
Flasin statistikat, ja cili mes Inter-Milan ka më shumë fitore në
Inter-Milan, Burimi: Goal.com

Derbi i “Madonnina"-s premton spektakël mbrëmjen e kësaj të diele, me sfidën Inter-Milan që nis në orën 20:45 në një “San Siro” që do të jetë i tejmbushur nga tifozeritë e të dyja ekipeve.

Rivalët e përjetshëm takohen për herë të parë për sezonin e ri futbollistik, me vetëm një qëllim, triumfin për tifozët.

Nëse do të hedhim një sy nga statistikat “zikaltërit” dhe “kuqezinjtë” e qytetit të Milanos janë vënë përballë njëri-tjetrit në Serie A plot 180 herë, ndeshje nga të cilat 70 i ka fituar Inter-i, 56 kanë dalë barazim dhe 54 janë fituar nga Milan-i.

Ndërsa, në total në të gjitha kompeticionet këto dy skuadra janë përballur plot 239 herë, me 91 fitore të Inter-it,  69 barazime dhe 79 fitore të Milan-it.

Në fund, nëse do t’u referohemi statistikave të pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha kompeticionet, ato flasin totalisht për skuadrën e trajnerit Inzaghi, që i fituar të pesta.

Megjithatë, një derbi gjithmonë sjell surpriza dhe mbetet për t’u parë se cili me Inter-it apo Milan-it do të jetë me befasues sonte./CNA





Lajmet e fundit nga