web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi i vogël/ Milan-i triumfon ndaj Inter-it, shënon Ibrahimovic

22 Shtator 2024, 14:36, Sport CNA

Derbi i vogël/ Milan-i triumfon ndaj Inter-it, shënon Ibrahimovic

Milani U-20 fitoi derbin e vogël ndaj rivalëve të Inter-it me rezultatin 3-1, në një ndeshje të dominuar totalisht nga kuqezinjtë.

Dutu zhbllokoi sfidën për Milan-in, në minutën e 18-të, ndërsa në të 29-ën djali i Zlatan Ibrahimoviç, Maksimilian dyfishoi shifrat.

Para fundit të pjesës së parë zikaltrit shkurtuan diferencën me Moskonin.

Sfida u vulos në minutat shtesë të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Bonomi.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Milan-in që mori fitoren. Në mbrëmje do të luhet derbi i madh mes Inter-it dhe Milan-it, aty ku spektakli është i garantuar.





Lajmet e fundit nga