web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Çalhanoglu acaron keq tifozët e Milan-it para derbit, ja si i provokon

22 Shtator 2024, 13:50, Sport CNA

 

FOTO/ Çalhanoglu acaron keq tifozët e Milan-it para derbit, ja si i
Hakan Calhanoglu, Inter

 

Ashtu siç pritej edhe përpara këtij derbi të “Madonnina"-s, Hakan Çalhanoglu nuk ka qëndruar i qetë.

Mesfushori i Inter-it, por që dikur ka luajtur për ekipin e Milan-it, ka bërë një “Insta-story” që i ka acaruar keq mbështetësit e “Djallit”.

Çalhanoglu ka publikuar një foto ku shfaqen dy yje referuar këtu zikaltërve përballë një ylli të vetëm, me nënkuptimin që janë “kuqezinjtë”.

Megjithatë, ky publikim i mesfushorit turk nuk është habi, pasi që nga largimi prej Milan-it për t’u bashkuar me parametra zero me Inter-in, Çalhanoglu nuk i ka kursyer “thumbimet” për “Djallin”./CNA

FOTO/ Çalhanoglu acaron keq tifozët e Milan-it para derbit, ja si i





Lajmet e fundit nga