web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce-s, polemika për trajnerin Mourinho

22 Shtator 2024, 14:55, Sport CNA

Galatasaray fiton derbin ndaj Fenerbahce-s, polemika për trajnerin Mourinho

Galatasaray fitoi një nga derbet më spektakolarë, siç është ai ndaj rivalëve të qytetit, Fenerbahce-s, me rezultatin 3-1.

Ashtu siç edhe pritej, ishte një përballje spektakolare dhe e çmendur, ku nuk munguan edhe polemikat.

Fenerbahce e drejtuar nga Mourinho, e nisi ndeshjen në sulm, por golin e parë e gjeti Galatasaray. Një predhë e Torreiras në minutën e 20-të, u përplas në shtyllë dhe më pas shkoi në rrjetë për të zhbllokuar sfidën.

Vendasit reaguan menjëherë dhe iu afruan barazimit 1 minutë më vonë, por Muslera bëri heroin, duke ndalur gjuajtjen.

Në minutën e 28-të, ishte Dris Mertens, që bëri të pllakosë heshtja në stadium për herë të dytë. Belgu shënoi pas një asisti të shkëlqyer të marrë nga Osimhen.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa fraksioni i dytë nisi sërish me një gol të Galatasarayt.

Në minutën e 59-të, Gabriel Sara, pas një kombinimi të bukur me Mertens, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin e trefishtë miqve.

Fenerbahce ngushtoi diferencat në minutën e 63-të, me golin e Dzeko-s nga penalltia, por ishte vetëm për vlerë statistikore, pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht se rastet nuk munguan.

Kjo është fitorja e gjashtë radhazi në gjashtë ndeshje për Galatasaray-n, që kryeson me 18 pikë, ndërsa Fenerbahce mban vendin e dytë me 13 pikë.

Pas ndeshjes, nuk munguan edhe polemikat. Klubi i Galatasaray-t, postoi një foto të librit të Mourinhos, duke e quajtur atë si qaraman.

Mourinho njihet si një njeri që bën deklarata të bujshme, ndërsa me siguri nuk do të mungojë edhe një reagim për postimin e klubit rival.





Lajmet e fundit nga