Mjeti ku udhëtonte u përplas me trafikndarësen, atleti 25-vjeçar shqiptar ndërron jetë në Greqi
Atleti Denis Gjura ka humbur jetën në një aksident me makinë...
Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo, i shoqëruar nga zëvendëstrajnerët, Zabaleta, Dorival dhe Salihi, kanë vizituar në stërvitjen e djeshme Kombëtaren U-17. Që prej ditës së djeshme ata kanë nisur grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për fazën ‘Elite Round’ të Europianit të kësaj grupmoshe.
Trajneri brazilian pati një diskutim edhe me trajnerin Bulku dhe skuadrën kuqezi mbi këto ndeshje dhe mbi rëndësinë që kanë këto takime, ndërsa u kërkoi lojtarëve që ta marrin sa më seriozisht dhe të punojnë fort e me përkushtim për të arritur objektivin historik, kualifikimin në finalet e Europianit 2023 për këtë grupmoshë. Tekniku Silvinjo ndau me kuqezinjtë e vegjël edhe eksperiencen e tij si trajner në fushë, duke qenë për një ditë ‘timonier i Kombëtares U-17’.
Trajneri Ervin Bulku ka grumbulluar 25 lojtarë për këto ndeshje kundër Francës, Zvicrës dhe Letonisë, një pjesë e të cilëve janë ftuar për herë të parë nga Kombëtarja. "Fshf.org" intervistoi dy prej kuqezinjve të rinj, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë, mbrojtësin e Udinese-s, Kleo Shpuza dhe mesfushorin e Lazio-s, Klejdi Marinaj.
Shpuza nuk e fsheh kënaqësinë që ka marrë ftesë nga stafi i ekipit kombëtar U-17 dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në fazën ‘Elite Round’ të Europianit, ndërsa pohon se kuqezinjtë janë një grup i mirë dhe kanë shpresa për t’u kualifikuar. “Ndihem shumë i kënaqur. Është hera ime e parë që grumbullohem me Kombëtaren U-17. Jam një nga lojtarët më të vegjël. Më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur, edhe familja ime është shumë e gëzuar që jam pjesë e Kombëtares. Edhe tek ekipi i Udinese-s ku unë luaj, ishin shumë të kënaqur që unë do të vij e do të përfaqësoj Shqipërinë.
Është stërvitja ime e parë dhe kemi shumë shpresa për t’u kualifikuar. Është një ekip i fortë, kemi shumë cilësi dhe mendoj se mund të jemi pjesë e finaleve të Europianit. Pozicioni im në fushë është si mbrojtës i majtë në fushë. I kam cilësitë për të ndihmuar këtë ekip. Ëndrra ime është që të luaj në Serinë A dhe të jem pjesë e Kombëtares shqiptare A.
Ndërkaq, edhe mesfushori kuqezi i Lazio-s, Klejdi Marinaj është shumë i kënaqur që është pjesë e përfaqësueses shqiptare dhe ndihet i emocionuar që do të luajë për Shqipërinë. “Jam shumë i kënaqur që kam marrë një ftesë nga Kombëtarja. Grupi është shumë i fortë. Jam shumë i sigurt që do të bëjmë shumë mirë në këto kualifikuese. Është një emocion i madh që do të luaj për Shqipërinë”, – shprehet Marinaj, i cili nënvizon se kuqezinjtë do të japin maksimumin në çdo ndeshje, pavarësisht se kush është rivali. “Grupi është shumë i mirë. Lojtarët janë shumë të fortë dhe shumë të mirë. Do japim maksimumin në çdo ndeshje, me Francën e kemi pak të vështirë, por do të tentojmë të marrim pikët maksimale me Zvicrën dhe Letoninë”, – tha Marinaj për "fshf.org".
Shorti i UEFA-s e ka vendosur Shqipërinë në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë, ndërsa ndeshjet e kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars 2023, në stadiumet “Air Albania” e “Elbasan Arena” dhe do të organizohen nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndeshja Francë-Shqipëri do të luhet më datë 22 mars 2023 në “Air Albania” duke nisur nga ora 11:30 ndërsa po atë ditë do të luhet ndeshja tjetër Letoni-Zvicër në “Elbasan Arena” që nis në ora 15:30. Ndeshjet e dyta luhen më 25 mars me Francë-Letoni, ora 11:30 në “Elbasan Arena” dhe Zvicër-Shqipëri ora 17:00 në “Air Albania”. Ndeshjet e treta dhe të fundit do të luhen më datë 28 mars 2023 dhe të nisin të dyja në orën 17:00. Shqipëri-Letoni do të luhet në “Air Albania”, ndërsa Zvicër-Francë do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Atleti Denis Gjura ka humbur jetën në një aksident me makinë...
Me kualifikimin e Realit të Madridit dhe Napolit, është plot...
Kombëtarja e Zvicrës i nis në Bjellorusi (25 mars) takimet e...
Vllaznia luajti ditën e djeshme ndaj Partizanit ndeshjen e k...
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli në konferenc...
Mbrojtësi Alesandro Bastoni do të mungojë në ndeshjen kund...
Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, tek...
Carlo Ancelotti ka zbuluar për mediat edhe bisedën që ka z...
Gianni Infantino mbetet në krye të FIFA-s edhe për katër v...
Brentfordi luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e radhës në ...
Mbrëmja e sotme do të jetë e gjitha e mbushur me ndeshje. ...
Pas pak ditësh kombëtarja U-21 do të nisë përgatitjet për dy...
Andreas Ndoj nuk mund të debutojë me kombëtaren greke këtë m...
Me kualifikimin e Realit të Madridit dhe Napolit, është pl...
Real Madrid, fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool. P...
Pas Milanit dhe Interit, Napoli është skuadra e tretë italia...
Kingsford Boakye Yiadom eshte tashme nje futbollist i Milani...
E ardhmja e Franck Kessie është padyshim larg Barcelonës d...
Haris Fakic, ish--drejtori i Skënderbeut në periudhën ...
Skënderbeu nuk ka në plan që ta humbasë shansin për të marrë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...