LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër italiane në çerekfinale të Champions League, Napoli kualifikohet me spektakël

15 Mars 2023, 22:48, Sport CNA
Një tjetër italiane në çerekfinale të Champions

Pas Milanit dhe Interit, Napoli është skuadra e tretë italiane që kualifikohet në çerekfinalen e Champions League.

Të kaltrit triumfuan 3-0 ndaj gjermanëve të Eintracht Frankfurt, pas ndeshjes së parë të fituar 0-2.

Osimhen me dopietë dhe Zielinski, ishin autorët e golave për italianët. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Spallettit, që konfirmon se po kalon një sezon ëndrrash.

Lajmet e fundit nga