LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dhimbje koke” për Inzagin, humb mbrojtësin titullar për sfidën me Juventusin

16 Mars 2023, 12:31, Sport CNA

“Dhimbje koke” për Inzagin, humb mbrojtësin titullar

Mbrojtësi Alesandro Bastoni do të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit të dielën, shkak është bërë dëmtimi në sfidën ndaj Portos.

Pas kontrolleve mjekësore është konfirmuar se ai ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Interit përmes një njoftimi për mediat.

Ata kanë deklaruar se është ende shumë herët për të hipotezuar një datë kthimi me saktësi relative dhe për këtë arsye situata do të monitorohet shpesh, por me pak fat “Nerazzurrët” mund të synojnë të rikthejnë mbrojtësin pas dy javësh.

Lajmet e fundit nga