web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situatë e tensionuar te Juventusi, pritet takimi vendimtar

28 Maj 2026, 18:51, Sport CNA

Situatë e tensionuar te Juventusi, pritet takimi vendimtar

Situata te Juventusi vazhdon të mbetet e tensionuar mes Luciano Spallettit dhe drejtuesit Damien Comolli, ndërsa pritet një takim vendimtar me John Elkann dhe Giorgio Chiellini.

Sipas raportimeve në Itali, Spalletti nuk është ndier i përfshirë plotësisht në vendimet e merkatos së janarit. Comolli deklaroi se afrimet e Boga dhe Holm ishin të dakordësuara me trajnerin, por sulmuesi qendror i kërkuar nga Spalletti nuk u transferua.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk duan ndryshime të tjera të mëdha në strukturë dhe kanë kërkuar kompromis mes palëve. Spalletti do të paraqesë dy kërkesa kryesore në takimin e ardhshëm: të shmangen ndërhyrjet nga figura të jashtme dhe të ketë rol të plotë në merkaton e sezonit të ardhshëm.

Takimi mes drejtuesve pritet të zhvillohet të premten ose të hënën dhe konsiderohet i rëndësishëm për projektin e ardhshëm të Juventusit.





Lajmet e fundit nga