web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anglia me 9 ekipe në Europë, dominon Premier League

28 Maj 2026, 13:41, Sport CNA

Anglia me 9 ekipe në Europë, dominon Premier League

Premier League do të ketë në sezonin 2026/2027 plot 9 skuadra në kompeticionet europiane, duke konfirmuar dominimin e futbollit anglez në arenën ndërkombëtare.

Klubet angleze fituan këtë sezon edhe Europa League dhe Conference League, duke siguruar më shumë vende në Europë.

Në Champions League do të marrin pjesë Arsenal, Manchester City, Manchester United, Aston Villa dhe Liverpool. Ndërkohë, Bournemouth, Crystal Palace dhe Sunderland do të luajnë në Europa League. Brighton ka siguruar pjesëmarrjen në Conference League.

Një rol të rëndësishëm pati edhe Crystal Palace, që fitoi Conference League dhe ndihmoi në rritjen e numrit të skuadrave angleze në Europë.

Futbolli anglez vazhdon të forcojë diferencën me kampionatet e tjera europiane, si në rezultate ashtu edhe në përfaqësim në turnetë kontinentalë.





Lajmet e fundit nga