web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Elbasani vendos për të ardhmen e  trajnerit Gvozdenovic

28 Maj 2026, 15:33, Sport CNA

ZYRTARE/ Elbasani vendos për të ardhmen e  trajnerit Gvozdenovic

Klubi i Elbasanit ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin Ivan Gvozdenoviç edhe për sezonin e ardhshëm.

Tekniku serb u ul në stolin e skuadrës verdheblu gjatë edicionit të kaluar pas largimit nga Skënderbeu, duke arritur rezultate pozitive që e vendosën ekipin në garë direkte për titullin kampion. Përmes një njoftimi zyrtar, drejtuesit e klubit sqaruan se ky vendim konfirmon vazhdimësinë e projektit dhe pasqyron besimin e plotë tek vizioni dhe profesionalizmi i stafit teknik.

Aktualisht, Elbasani pozicionohet në vendin e dytë të renditjes me 34 pikë, po aq sa Egnatia kryesuese, përpara sfidave së fundit të fazës "Final Four".

Skuadra do të zbresë në fushë më 31 maj për ndeshjen e fundit sezonale, ku fati i trofeut do të varet edhe nga rezultati i përballjes paralele mes Egnatias dhe Dinamos. Në rast të një hapi të gabuar të rrogozhinasve dhe një fitoreje të mundshme të Elbasanit ndaj Vllaznisë, titulli kampion do t'i takonte skuadrës së drejtuar nga Gvozdenoviç.





Lajmet e fundit nga