web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi qëndron në Kategorinë e Parë, Butrinti nuk ia del

28 Maj 2026, 16:58, Sport CNA

Kukësi qëndron në Kategorinë e Parë, Butrinti nuk ia

Kukësi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pas fitores 2-0 ndaj Butrintit në ndeshjen “play off”, të zhvilluar në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë.

Verilindorët e nisën sfidën më kërkues dhe kaluan në avantazh në minutën e 42-të me Alisson, i ndihmuar edhe nga një devijim. Në pjesën e dytë, Tayo shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e Kukësit.

Butrinti nuk arriti të reagojë dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Me këtë sukses, Kukësi mbetet në Kategorinë e Parë, ndërsa Butrinti do të vazhdojë në Kategorinë e Dytë.

Kukësi fillimisht u rrëzua në Kategorinë e Dytë, por i erdhi në ndihmë rregullorja. Situata u krijua pas rrëzimit të Bylisit nga Superiorja dhe pamundësisë që Bylis B të luante në të njëjtin kampionat me ekipin e parë.

Për këtë arsye, FSHF organizoi një ndeshje shtesë mes Kukësit dhe Butrintit për të përcaktuar skuadrën që do të luante në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga