web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jo vetëm Muçi, Trabzonspor “piketon” sulmuesin tjetër të Kombëtares

28 Maj 2026, 15:52, Sport CNA

Jo vetëm Muçi, Trabzonspor “piketon” sulmuesin

Trabzonspor vazhdon të monitorojë futbollistët shqiptarë në merkato. Pas afrimit të Ernest Muçit, klubi turk synon edhe transferimin e Myrto Uzunit.

Mediat turke raportojnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbetet një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv. Uzuni aktualisht luan në kampionatin amerikan dhe kontrata e tij përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, çka mund të lehtësojë negociatat gjatë verës.

30-vjeçari ka zhvilluar deri tani 14 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 5 gola dhe 1 asist. Trabzonspor kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë merkatos së janarit, por marrëveshja nuk u finalizua.

Klubi turk po përgatit një ofertë të re, ndërsa synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm. Trabzonspor do të marrë pjesë në grupet e Europa League pas fitimit të Kupës së Turqisë këtë sezon.





Lajmet e fundit nga