LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më kërkuan para për të luajtur me Shqipërinë”, FSHF-ja çon në gjykatë ish-lojtarin

16 Mars 2023, 14:29, Sport CNA
“Më kërkuan para për të luajtur me

Federata Shqiptare e Futbollit ka shkuar në dyert e Gjykatës, teksa ka paditur për shpifje ish-lojtarin Shefki Kuqi.

Ky i fundit doli në një deklaratë publike në televizionin “ATV” gjatë periudhës së Botërorit, ku u shpreh se FSHF-ja i kishte kërkuar para për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Në një komunikatë zyrtare në uebsajtin zyrtar, insititucioni i futbollit në vend bënte me dije:

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjorë duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin 'ATV', gjatë emisionit 'Favoriti i Botërorit' ka deklaruar se në fundvitet '90 i janë kërkuar para për t'u pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqit është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22.”

Lajmet e fundit nga