web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Holanda dhe Gjermania ndajnë pikët mes spektaklit

11 Shtator 2024, 11:15, Sport CNA

Holanda dhe Gjermania ndajnë pikët mes spektaklit

Holanda dhe Gjermania regjistruan një barazim spektakolar me rezultatin 2-2, në grupin A3, në Ligën e Kombeve.

Ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që në fund u detyruan të ndajnë nga një pikë. Sfida nisi e zjarrtë që në fillim me Reijnders, që kaloi në avantazh “tulipanët” në minutën e 2-të.

Mesfushori, pas një aksioni model, nuk gaboi i vetëm me portierin, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Gjermania, reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 38-të me anë të Undav, i cili realizoi pas një asisti të marrë nga Wirtz.

Në fundin e pjesës së parë, Kimmich, përmbysi rezultatin, duke dërguar "pancerat" në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë, nisi me Holandën përpara dhe Dumfries, barazoi shifrat në minutën e 50-të, pas një insistimi të gjatë në zonë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me dy ekipet që ndanë nga një pikë dhe mbajnë dy vendet e para. Gjermania kryeson me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërsa Holanda mban vendin e dytë, në kuotë të barabartë pikësh, por diferencën e bën golavarazhi.

Në grupin B2, Anglia regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti Finlandën me rezultatin 2-0. Dopieta e shënuar nga Harry Kane, i dha triumfin kombëtares së “tre luanëve”.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, sulmuesi i Bayern-it, realizoi dy herë. Kejn zhbllokoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa në të 76-ën, vulosi takimin në 2-0.

Me këtë fitore, Anglia shkon në kuotën e 6 pikëve dhe mban vendin e dytë, pas Greqisë, që kryeson me pikë të njëjta. Kombëtarja helene, triumfoi 0-2 ndaj Irlandës në transfertë.





Lajmet e fundit nga