web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koeman: Depay do të jetë pjesë e Holandës, Brazili ka nivel më të lartë se Arabia

10 Shtator 2024, 15:18, Sport CNA
Koeman: Depay do të jetë pjesë e Holandës, Brazili ka nivel
Memphis Depay, Burimi: Eurosport

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka sqaruar situatën e Memphis Depay-t, me sulmuesin që u transferua te Corinthians në Brazil.

Në konferencën e dhënë për mediet, Koeman u shpreh se Brazili ka nivel të lartë futbolli dhe se sulmuesi 30-vjeçar do të vazhdojë të ftohet nga kombëtarja e “tulipanëve” nëse është në formë.

“Unë nuk mund të marr Bergwijn që është në Arabinë Saudite, pasi atje nuk ka nivel, por nuk mund të them të njëjtën gjë për nivelin e futbollit në Brazil. Po, Depay mund të jetë ende pjesë e Kombëtares, por do të varet nga fiziku i tij forma dhe niveli i tij”, - deklaroi kreu i stolit të Holandës.

Vetëm dy ditë më parë, trajneri holandez kishte deklaruar se Steven Bergwijn nuk mund të ftohej pas kalimit tek Al-Ittihad, pasi sipas tij sulmuesi nuk kishte ambicie sportive.

"Steven ka vendosur të mos ketë ambicie sportive. Kapitulli i tij me kombëtaren holandeze është mbyllur. Është logjike që ai të reagojë, por nuk do të flas më tej”, - kishte deklaruar Koeman./ CNA





Lajmet e fundit nga