web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja ndaj Francës, shpërthen De Bruyne: Kjo është e papranueshme

10 Shtator 2024, 17:19, Sport CNA

Humbja ndaj Francës, shpërthen De Bruyne: Kjo është e

Franca triumfoi ndaj Belgjikës, me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për A2, në Ligën e Kombeve.

Triumf i merituar i "gjelave", që ishin dominues gjatë gjithë takimit, duke bërë autokritikë për humbjen ndaj Italisë pak ditë më parë.

Pas takimit, ylli i Belgjikës, Kevin De Bruyne, u shfaq i zhgënjyer me ekipin, duke thënë se situata aktuale është e papranueshme.

"Një paraqitje e papranueshme. Ne ishim gjashtë lojtarë pas, nuk kishte asnjë lidhje mes reparteve. As në pjesën e dytë. Nuk ka të bëjë me tranzicione. Ka të bëjë me mënyrën e lojës dhe njerëzit, të cilët nuk e bëjnë punën e tyre.

Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, nuk jemi mjaftueshëm të mirë për të arritur një nivel më të lartë për momentin. Por pikërisht për këtë arsye duhet të japim gjithçka, nëse nuk e bëjmë ka mbaruar. Dikush nuk i kryen detyrat e tij, mund të pranoj që nuk jemi në nivelet e 2018-ës, por gjëra të tjera janë të papranueshme, por nuk do t'i them.”, u shpreh De Bruyne.

Pas kësaj humbje, Belgjika mban vendin e tretë në renditje me 3 pikë, ndërsa Franca në të njëjtën kuotë pikësh, mban vendin e dytë, pas Italisë kryesuese me 6 pikë.





Lajmet e fundit nga