web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ulen temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

29 Shtator 2024, 08:00, Sociale CNA

Ulen temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të diel, masat ajrore të ngrohta do t’ia lënë vendin një fronti të ftohtë, me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Gjithashtu lokalisht do të ketë edhe shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër./ CNA





Lajmet e fundit nga