web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Temperatura “verore”/ Si parashikohet moti për fundjavën

28 Shtator 2024, 08:00, Sociale CNA

Temperatura “verore”/ Si parashikohet moti për fundjavën

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do t'u lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen siç u theksua dhe më lart të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore.

Ndryshon situata për ditën e diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra.





Lajmet e fundit nga