Shuplakë Elisës së inceneratorëve
Elisa e inceneratorëve është përballur me të vërtetën që i...
Elisa e inceneratorëve është përballur me të vërtetën që i...

Shqipëria vlerësohet të ketë përparime në legjislacionin e saj kundër dhunës në familje dhe ndaj grave, por ende ka çështje të cilat kërkojnë të zgjidhen me urgjencë. Në këtë përfundim ka arritur raporti i ri i publikuar nga GREVIO (Grupi i Ekspertëve për Masat kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje), i cili është përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftën ndaj dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.
Shqipëria e ratifikoi këtë konventë në vitin 2013, dhe raporti i parë për situatën në vend, ka qenë në vitin 2017. Që prej asaj kohe, vendi vlerësohet të ketë ndërmarrë “ndryshime ligjore gjithëpërfshirëse”, përfshirë "Ligjin për Masat kundër dhunës në marrëdhëniet familjare" dhe Kodin Penal, si dhe miratimin e akteve të shumta nënligjore, udhëzimeve të përgjithshme dhe manualeve. GREVIO “mirëpret veçanërisht, shtrirjen në të gjitha bashkitë shqiptare të një mekanizmi referimi të koordinuar”, të përmendur në raport si një “projekt pionier” që sjell mbrojtje të institucionalizuar dhe të koordinuar më pranë viktimave të një dhune të tillë.
Raporti për Shqipërinë, vlerëson po ashtu, “përpjekjet për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave përmes prezantimit të një baze të re të dhënash e cila u lejon autoriteteve të integrojnë më mirë informacionet nga palët e tjera të interesuara”. Sipas GREVIO-s, ndërhyrjet e tjera ligjore që po ndërmerren, janë dëshmi e “përkushtimit të autoriteteve në ndërtimin e një kuadri ligjor të fortë dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”.
Por pavarësisht përparimeve në zbatimin e Konventës së Stambollit, Grupi i ekspertëve ka identifikuar fusha që kërkojnë "masa urgjente" nga autoritetet për të përmbushur plotësisht dispozitat e konventës. Raporti sjell në vëmendjen faktin se “besimet tradicionale, rolet dhe stereotipet strikte gjinore, mbeten një “sfidë serioze” në Shqipëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhunën seksuale dhe përdhunimin, ku raportimi i këtyre krimeve rezulton në shkallë jashtëzakonisht të ulët”.
Raporti vëren se në të gjithë vendin ekziston vetëm një qendër e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale dhe se ajo është përdorur në mënyrë të pamjaftueshme. GREVIO shprehet se ka një "nevojë urgjente" që autoritetet të ndërmarrin masa të mëtejshme dhe më të qëndrueshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për të krijuar shërbime mbështetëse përkatëse.
Konventa e Stambollit kërkon që të ndalohet pjesëmarrja e detyrueshme në çfarëdo procesi alternativ të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, përfshirë ndërmjetësimin dhe pajtimin, në lidhje me rastet e të gjitha formave të dhunës ndaj grave të mbuluara nga konventa. Kjo dispozitë e Konventës buron nga parimi se dhuna ndaj grave është një manifestim i marrëdhënieve të pabarabarta të pushtetit, dhe se viktimat e një dhune të tillë nuk mund të hyjnë kurrë në proceset alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në baza të barabarta me dhunuesin.
Për këtë arsye raporti për Shqipërinë kërkon që “të trajtohet urgjentisht” praktika që parashikon zgjidhjen me marrëveshje, pa gjyq, për rastet e përdhunimeve dhe martesave të detyruara. Dokumenti i Grupit të ekspertëve, vlerëson se një sfidë e rëndësishme mbetet po ashtu dhe numri i lartë i rasteve të raportuara të dhunës ndaj grave, të cilat hidhen poshtë diku përgjatë rrugës së sistemit gjyqësor dhe nuk arrijnë kurrë një dënim.
Raporti kritikon faktin se vetëm viktimat që raportojnë një krim mund të marrin shërbime të specializuara mbështetëse. Për më tepër, sipas GREVIO-s, zbatimi i urdhrave urgjent të ndalimit dhe të mbrojtjes, dukshëm nuk i përmbushin angazhimet e autoriteteve, duke vërejtur kështu, se ka "mangësi të rëndësishme midis vullnetit politik për reformë dhe zbatimit të atyre dispozitave", të cilat vazhduan të "minojnë besimin e viktimave".
GREVIO u bën thirrje autoriteteve të kryejnë "reforma të rëndësishme" të sistemit të kujdesit shëndetësor, për të siguruar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës për gratë dhe vajzat, përfshirë ato me probleme të shëndetit mendor. Sipas raportit, rrugët e standardizuara të kujdesit duhet të zbatohen jo vetëm për të siguruar identifikimin e viktimave, por edhe për hartimin e raporteve mjekësore që detajojnë dhunën e pësuar, duke evidentuar mangësi të rëndësishme në ofrimin e kujdesit të specializuar për viktimat e dhunës seksuale.
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, të cilat i përkasin vitit 2022, tregojnë se përgjatë atij viti, kanë raportuar dhunë në familje 1.371 gra. Bëhet fjalë për numrin e raportimeve të bëra në polici. Qarku që zë peshën më të madhe të grave të dëmtuara nga dhuna në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga qarku i Durrësit dhe Vlorës. Përkatësisht 34,1 % ndaj totalit të grave të dëmtuara i përkasin qarkut të Tiranës, 19,9 % Durrësit dhe 9,1 % Vlorës. Në vitin 2022, nga 42 vrasje të regjistruara me dashje rreth 26,2 % e tyre kanë ardhur si rezultat i vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare.
Që prej vitit 2006, kur në Shqipëri hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje, në të gjitha format e saj, mbi 33 mijë gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykatat, ndërsa 611 persona janë arrestuar për dhunë në familje. Gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës ekstreme, humbën jetën 11 gra, ndërsa, që nga viti 2010, në Shqipëri janë vrarë 159 gra./ VOA
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet n...
Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, Shqipëria ka një to...
Ditën e sotme vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, m...
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me alternime, ...
Moti parashikohet me kthjellime (orë me diell) si dhe alte...
Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta. Mund të...
Ditën e sotme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kush...
Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrues...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të mas...
Këtë të martë, moti parashikohet i vranët dhe me reshj...
Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta, tashmë ...
Kjo e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike re...
Rikthim nga leja e lindjes si kërkesë e nënkuptuar për...
Të shtunën moti do të jetë në ndikim të kushteve atmos...
Një pjesë e lagjes nr. 10 të qytetit të Korçës duket e shk...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masav...
Të dhëna të detajuara nga Cens 2023 tregojnë se 10.5 mijë ...
Vendi ynë, këtë të enjte, pritet të jetë në ndikim të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...