web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

5 Shtator 2024, 07:04, Sociale CNA
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Vendi ynë, këtë të enjte, pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me zhvillim të vranësirave në mesditë. Përgjatë relieveve malore, në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Lokalisht në intervale të shkurtra kohore, reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 33°C;

në zonat e ulëta 16 deri 34°C;

në zonat bregdetare 19 deri 34°C./ CNA





Lajmet e fundit nga