VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Gjatë tri ditëve të fundit janë regjistruar 3 raste të rënda të dhunës në familje, të cilat kanë ngritur alarmin që ky fenomen po merr përmasa të mëdha në juglindje.
Sociologia Maria Dojçe analizon faktorët dhe shkaqet kryesore që sjellin përshkallëzimin e konflikteve në familje në dhunë fizike kryesisht ndaj grave.
"Të tria rastet për të cilat jemi informuar nga mediat janë shumë të rënda. Ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën dhe ato tregojnë se shoqëria shqiptare është ende në tranzicion, ku ende nuk kemi konsoliduar rolin e anëtarëve të familjes në familje. Nga një familje patriarkale ku dominonin burrat dhe figura e gruas, nënës, femrës ishte e nënshtruar, kemi kaluar në një fazë tjetër të zhvillimit të shoqërisë, në një shoqëri që bazohet te të drejtat e njeriut ku edhe femra përpiqet të zërë vendin dhe pozicionin e saj në shoqëri.
Rritja e rolit të femrës në familje e shoqëri dhe rritja e pavarësisë së saj, ka krijuar një ngërç në marrëdhëniet brenda familjes. Nga një shoqëri ku burri kishte superioritet edhe për shkak të traditës së trashëguar nga brezat, sot kemi një familje ku gruaja i qëndron në krah burrit. Ndryshimi i statusit dhe i rolit të burrit e gruas brenda familjes, mendohet se është një nga shkaqet që gjeneron dhunë në familje.
Një nga shkaqet e tjera që çon në konflikte të dhunshme brenda familjes, ku viktimat kryesisht janë gra, por edhe anëtarë të tjerë të familjes, është edhe masivizimi i përdorimit të substancave narkotike, të cilat përveç të rinjve po përfshijnë edhe moshën e mesme. Një tjetër arsye që këta individë, në kushte ekstreme, ndërmarrin veprime brutale siç ishte ajo e djegies së 31-vjeçares nga ish-bashkëshorti.
Një nga arsyet e tjera që ndikon në shtimin e rasteve të dhunës në familje është edhe kriza ekonomike, pamundësia e burrave kryefamiljarë për të gjetur një punë dhe për të siguruar të ardhura për familjen.
Kalimi nga një shoqëri patriarkale drejt një shoqërie liberale me bazën e të drejtave të njeriut mendoj se është arsyeja kryesore e konflikteve që arrijnë në dhunë fizike brenda familjes."
Në vlerësimin e sociologes, dhuna në familje nuk është thjesht një çështje që u përket institucioneve, por është një çështje e të gjithë shoqërisë.
"Mendoj se reagimi i institucioneve në rastet e denoncuara të dhunës ka qenë korrekt dhe grave të dhunuara u është ardhur në ndihmë qoftë me urdhra-mbrojtjeje apo edhe me ndihmë ekonomike dhe sociale. Problem mbetet mungesa e denoncimeve nga gratë e dhunuara sepse rastet që denoncohen e marrin mbështetjen. Gratë e kanë akoma shumë të vështirë të denoncojnë rastet e dhunës në familje dhe të kërkojnë urdhër-mbrojtjeje. Më shumë se rastet e denoncuara, shqetësim aktual mbeten rastet e fshehura, të paeskpozuara."
Gjatë tre muajve të fundit janë 25 kërkesa drejtuar gjykatës së Korçës për urdhra të menjëhershëm të mbrojtjes, nga të cilat gjykata ka pranuar 13 prej tyre.
Statistikat e Policisë për rastet e dhunës
Për periudhën 01.06.2024 deri më 31.08.2024 në rang qarku sipas nenit 130/a të Kodit Penal janë evidentuar 46 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare me 46 autorë.
Sipas ligjit 9669 kanë kërkuar për t’u pajisur me urdhër-mbrojtjeje 68 shtetas. Komisariati i Policisë Korçë për të njëjtën periudhë sipas nenit 130/a ka evidentuar 18 raste, me 23 autorë.
Sipas Ligjit 9669 në 33 raste është kërkuar urdhër-mbrojtjeje./ CNA
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesi...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira,...
Ne jemi çfarë hamë, kjo bën që konsumatori të jetë gjithnj...
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi diskutoi...
Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...
Flukset e ndërtimit do të rriten edhe më tej, sidomos ...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masa...
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të c...
Antari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka vijuar e...
Mbetja pa punë e të 500 punonjësve të Kurumit, pas deklara...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, n...
Javën që vjen vendi ynë pritet të jetë kryesisht në nd...
Dita e diel pritet të jetë në ndikim të kushteve atmos...
Besimtarët e krishterë kremtuan këtë shtunë, ditën e S...
Qëndresa Qytetare ka shprehur shqetësimin e saj për kthimi...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Nata e parë e festës, “Mokra n’Fest” ka bërë bashkë qindra...
Kompania e Gjovana Sokolajt, e cila ka blerë mbetjet e rre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...