web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ulen temperaturat/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

24 Shtator 2024, 07:02, Sociale CNA
Ulen temperaturat/ Si parashikohet moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Këtë të martë, temperaturat do të kalojnë në frontin e ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet pasur zona e veriperëndimit, ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C;

në vendet e ulëta: 15 / 27 °C;

në vendet malore: 10 / 21 °C./ CNA





Lajmet e fundit nga