web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

27 Shtator 2024, 07:01, Sociale CNA
Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/sek.

Valëzimi në dete, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, do të jetë me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 27°C;

në zonat e ulëta 12 deri 32°C;

në zonat bregdetare 16 deri 31°C./ CNA





Lajmet e fundit nga