Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, një numër organizatash mjedisore, studentë dhe përfaqësues vendor, u bashkuan në Lagunën e Vilunit, në zonën e mbrojtur në Velipojë, për të apeluar mbi mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare, e cila vazhdon të dëmtohet nga ndërhyrjet njerëzore, por edhe ndryshimet klimatike.
Shqipëria ka rreth 3.2 përqind të sipërfaqes së saj me ligatina që bartin 75 përqind të biodiversitetit natyror, ndërsa 4 prej këtyre zonave janë zona Ramsar me mbrojtjen ndërkombëtare, thotë Mark Rupa, ekspert i mjedisit pranë organizatës SNVP “ Mbrojmë vlerat e natyrës dhe njerëzit”.
“Në Shqipëri janë zhvillimet e shumta infrastrukturore që po zhvillohen në laguna. Ne shikojmë edhe ndërhyrjet që janë bërë në lagunën e Vainit dhe Kunes, një pjesë të Nartës me aeroportin. Janë By Passi i Shkodrës, resortet turistike që po prekin këto laguna. Kemi edhe në Gjirin e Lalzit një problem të tillë. Pra, kudo në Shqipëri, zhvillimet infrastrukturore po ndikojnë shumë në këto sisteme që janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe peisazhin turistik shqiptar”, thotë ai.
Vetëm rajoni i Shkodrës ka 46 mijë hektarë ligatina ku përfshihen Liqeni Shkodrës, Lumi Buna, Këneta e Domnit dhe Laguna e Vilunit në zonën e Velipojës. Drejtori i zonave të mbrojtura për rajonin e Shkodrës, Agim Dardha, thotë se qëllimi është që banorët, të cilët jetojnë në këto zona të mbrojtura, të ndërgjegjësohen për ruajtjen e tyre si një pasuri që u shërben edhe komuniteteve lokale.
“Qëllimi jonë kryesor është ndërgjegjësimi i popullatës që të mos ndërhyjnë në ligatina. Efektet pozitive nuk jepen vetëm për banorët apo bizneset dhe aktorët që jetojnë brenda territorit të këtyre ligatinave, por të gjithë territorit, pasi ne jemi edhe një zonë ndërkufitare, ku thuajse e gjithë vija ujore e jona ndahet edhe me pjesën e Malit të Zi, pasi kemi Lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës”, thotë ai.
Ligatinat në Shqipëri, sipas zotit Rupa, kërcënohen nga ndryshimet klimatike, ndërhyrjet njerëzore në mjedis, përmbytjet, menaxhimi i gabuar i një pjese prej tyre nga qeverisja vendore dhe ajo qendrore, si dhe zvogëlimi i siperfaqes së tyre me vendime arbitrare.
“Janë një sërë sfidash dhe ne patjetër duhet të kthejmë vëmendjen, të reagojmë, të përshtatemi, të marrim masa që të paktën t’i zbusim këto sfida. Jo vetëm institucionet shtetërore, por të gjithë ne si organizata, institucionet e biznesit që preken direkt në ekonominë e tyre me investimet që kanë bërë ndër vite në këto territore. Të reagojmë së bashku dhe të gjejmë një rrugë që ta lehtësojmë sa më shumë këtë sfidë”.
Në mesin e këtij muaji, pritet të diskutohet në parlament projektligji për ndryshime në ligjin e zonave të mbrojtura, për t’u dhënë të drejtën bashkive për të menaxhuar 20 përqind të sipërfaqes së këtyre zonave, projektligj që është kundërshtuar nga shoqatat mjedisore pasi rrezikon shndërrimin e këtyre zonave në zona ndërtimore për interesa të bisnesit./ CNA
Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9 v...
Qarkullimi anticiklonar si dhe masat ajrore të thata q...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur...
Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e n...
Dita e sotme pritet të jetë me mot të kthjellët në të ...
Dita e sotme parashikohet e kthjellët në të gjithë ter...
Gjatë kësaj jave që po vjen, vendi ynë do të ndikohet ...
Dhuna në familje ka qenë vazhdimisht një fenomen shqetësue...
Pritet sërish rënie e vlerave barike, duke sjellë në v...
Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Këtë të premte nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë t...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga ...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet ng...
Një vajzë me emrin Sara ka treguar në një emison telev...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Moti i keq me dëborë dhe temperatura në minus ka lënë ...
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndruesh...
Ndryshimet globale klimatike dhe cënimi i zonave të mbrojt...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...