web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme

2 Tetor 2024, 07:13, Sociale CNA
Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Foto ilustruese

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes.

Era pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16 m/sek.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 25°C, në zonat e ulëta 9 deri 29°C, në zonat bregdetare 13 deri 29°C./ CNA





Lajmet e fundit nga