Trajtimi i artritit reumatoid pa kortizonikë
Artriti reumatoid është një gjendje autoimune që ndodh...

10 tetori është dita ndërkombëtare e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Në kuadër të kësaj dite u zhvillua një aktivitet në qytetin e Korçës, ndërsa vijon të mbetet problematik numri i personave të prekur.
Sipas psikologes klinike, Çiljeta Simaku, ka një rritje të numrit të të prekurve që është shtuar gjatë periudhës së pandemisë.
"Ajo që duhet të themi në këtë ditë, të mos harrojmë, sot është 10 tetori dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo ditë është përcaktuar si dita ndërkombëtare e shëndetit mendor. Në çdo 10 tetor Organizata Botërore e Shëndetësisë jep një slogan të ndryshëm për këtë datë, dhe në këtë vit slogani është ndihma psikologjike që duhet të japim për persona që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Dhe kjo ka të bëjë kryesisht jo me ata individë të cilët janë profesionistë të shëndetit mendor, por me të gjithë njerëzit të cilët kanë mundësinë, dashamirësinë, empatinë të ndihmojnë dhe përkrahin njerëzit me probleme të shëndetit mendor. Kjo do të thotë të gjithë ata që janë në linjën e parë dhe që ofrojnë shërbime në shëndetin mendor.
Problematikat e shëndetit mendor janë të shumta dhe ne nuk mund të flasim vetëm për 10 tetorin. Duhet të flasim çdo ditë të vitit dhe kjo ka të bëjë kryesisht me pjesën e ndërgjegjësimit të madh që duhet të kemi ne jo vetëm me komunitetin, por edhe me ata njerëz që punojnë në shërbimet shëndetësore. Janë rritur shumë rastet, sidomos pas pandemisë, me çrregullime ankthi, ka kartelizime të reja në qendrën komunitare të shëndetit mendor, ka individë të cilët paraqiten rregullisht dhe me thënë të drejtën ka njerëz të cilët vijnë pa komplekse për të marrë ndihmë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe kjo është një fushë që ne duhet të japim kontribut individual bashkë me kolegët për të ndihmuar dhe lehtësuar sado pak këta persona.
Statistika ka, ka kartela në qendrën komunitare, s'mund të them një numër të saktë. Por ka rritje dhe këtë e them me bindje, kryesisht çrregullimet e ankthit pasi ka edhe persona që marrin shërbim, por janë të pakartelizuar”, u shpreh ajo.
Ndonëse shërbimi që merret në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor është shumë i mirë, duhet që të rriten kapacitetet dhe të shtohen hapësirat për akomodimin e këtyre personave.
"Standardet për kurim në aspektin e shërbimit i përmbushin qendrat, por jo në aspektin e sasisë ose të hapësirave që duhet të ofrojnë sepse ne vërtet kemi një institucion që ofron shërbim rezidencial, por duhen dhe të tjera institucione për të ofruar këto shërbime. Ai që është problemi më i madh është që zinxhiri i problematikave të shëndetit mendor duhet të fillojë nga qendrat komunitare tek ato rezidenciale, por dhe te shërbimet ose azili që ofron mbështetjen përfundimtare për këta persona.
Duhet të them me bindje të plotë duke qenë se jam pjesë e strukturës së shëndetit mendor prej shumë vitesh, që jo çdo individ, i cili kryen vepra penale është individ që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ka pasur raste që kanë qenë problematikë, por jo çdo person i cili i kryen këto vepra penale. Dua që ta përjashtoj këtë gjë sepse ata persona që janë në kujdesin e profesionistëve, nën medikamente mjekësore, janë gjithmonë nën kontroll dhe nuk bëjnë relapse të shëndetit mendor. Them që ata janë shumë mirë të trajtuar dhe të menaxhuar për të bashkëjetuar në komunitet si gjithë personat e tjerë”, theksoi Simaku.
Ndërgjegjësimi i personave që kanë çrregullime të ankthit fatmirësisht është shtuar dhe kjo mbetet pozitive për këta të fundit./ CNA
Artriti reumatoid është një gjendje autoimune që ndodh...
Mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla për qytetarët...
Shpesh dita nis me pyetjen rutinë "si fjete?". Gjumi dhe g...
Shëndeti i mirë përmblidhet në dy gjëra kryesore: "të hash...
Këtë vit është vërejtur një numër i shtuar i rasteve m...
Një pije që hyn në jetën tonë të përditshme që në mosh...
Keni energji të ulët? Shtim i pashpjegueshëm në peshë apo...
Mjekët kardiologë thonë se ushqimet që konsumojmë mund...
Sot dëmet e sheqerit të rafinuar në trupin e njeriut nuk j...
Shkencëtarët kanë testuar me sukses një ilaç të ri, SL...
Djegia e qirinjve dhe tymrave nga gatimi mund të rrezikojë...
Një terapist i licencuar ka zbuluar disa nga shenjat ...
Ju nuk keni nevojë të ndryshoni çdo gjë në jetën tuaj për ...
Në mbarë botën, kanceri është një nga tri shkaqet më t...
Arteriet e bllokuara, një gjendje e njohur edhe si aterosk...
A e dini se pothuajse të gjithë kanë të paktën një, apo m...
Ankthi është një ndjenjë e përhapur dhe e pakëndshme që li...
Një krimb parazit, i cili kërcen nga minjtë tek kërmej...
Këto ditë të shtatorit një sërë virozash janë shtuar gjith...
Hiperaktiviteti është një çrregullim që mund të shkaktojë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...