
Këtë vit është vërejtur një numër i shtuar i rasteve me kancer gjiri.
Këtë e konfirmon mjekja onkologe, Jusilda Dervishi, në Korçë. Ajo tregon se përgjithësisht ka më shumë raste që vijnë nga zonat rurale.
“Vihet re një numër i shtuar i të diagnostikuarve këtë vit me kancer gjiri. Janë rreth 53 raste 49 prej të cilëve femra dhe 3 meshkuj. Aktualisht janë duke u trajtuar me kimioterapi në shërbimin e kimiotrapisë në spitalin e Korçës. Përgjithësisht ka më shumë raste që vijnë nga zonat rurale. Pojani dhe Zëmblaku janë dy fshatrat prej nga kemi më shumë raste, ndoshta ka lidhje edhe me faktin se kanë një numër më të madh popullate krahasuar me fshatrat e tjera”, tha Dervishi.
Së fundmi ka pasur një ndërgjegjësim nga njerëzit pasi bëjnë ekzaminime më të shpeshta seç kanë bërë vite më parë.
“Numri i lartë i rasteve ka lidhje më shumë me faktin që vijnë për t’u diagnostikuar dhe për faktin që janë ndërgjegjësuar dhe bëjnë ekzaminime më të shpeshta seç kanë bërë vite më parë pasi vitet më përpara nuk ka pasur ekografi, mamografi të cilat aktualisht janë. Kemi ekografi në poliklinikë dhe në spital, është duke u bërë edhe mamografia e lëvizshme dhe mamografia e poliklinikës”, tha Jusilda Dervishi.
Sa i përket trajtimit të të prekurve nga kanceri mjekja thotë se është bërë në mënyrën e duhur dhe nuk kanë munguar trajtimet.
“Trajtimi është i plotë, kimiopreparatet i kemi pasur të gjitha, nuk kemi pasur mungesa për pacientët me kancer gjiri dhe të sëmundjeve të tjera tumorale. Ne nuk kemi pasur probleme për mjekimet e domosdoshme për këta pacientë. Muaji i ndërgjegjësimit nuk është vetëm tetori, por zonjat duhet të jenë të ndërgjegjshme që ekoja duhet bërë gjithë kohës dhe mamografia të paktën një herë në vit për zonjat mbi 40 vjeç dhe ekografi një herë në 6 muaj për moshat mbi 20 vjeç deri në moshat 75 vjeç", u shpreh Jusilda Dervishi, onkologe./ CNA
Një pije që hyn në jetën tonë të përditshme që në mosh...
Keni energji të ulët? Shtim i pashpjegueshëm në peshë apo...
Mjekët kardiologë thonë se ushqimet që konsumojmë mund...
Sot dëmet e sheqerit të rafinuar në trupin e njeriut nuk j...
Shkencëtarët kanë testuar me sukses një ilaç të ri, SL...
Djegia e qirinjve dhe tymrave nga gatimi mund të rrezikojë...
Një terapist i licencuar ka zbuluar disa nga shenjat ...
Ju nuk keni nevojë të ndryshoni çdo gjë në jetën tuaj për ...
Në mbarë botën, kanceri është një nga tri shkaqet më t...
Arteriet e bllokuara, një gjendje e njohur edhe si aterosk...
A e dini se pothuajse të gjithë kanë të paktën një, apo m...
Ankthi është një ndjenjë e përhapur dhe e pakëndshme që li...
Një krimb parazit, i cili kërcen nga minjtë tek kërmej...
Këto ditë të shtatorit një sërë virozash janë shtuar gjith...
Hiperaktiviteti është një çrregullim që mund të shkaktojë ...
Dr. Ernest von Schwarz, një shkencëtar dhe specialist i ka...
Acidet yndyrore Omega-3 janë thelbësore për jetën dhe shën...
Këto janë suplementet më të rëndësishme për shëndetin e tr...
Mjeku Leidon Shapo ka ngritur alarmin për efektet nega...
Humbja e dëgjimit sensorineural duket se bëhet një pro...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...