Cikli i mangësive ushqimore
A e dini se pothuajse të gjithë kanë të paktën një, apo m...

Arteriet e bllokuara, një gjendje e njohur edhe si ateroskleroza, mund të zhvillohen në heshtje përgjatë shumë viteve, duke rritur rrezikun e sëmundjeve serioze kardiovaskulare
si sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Njohja e shenjave të këtij bllokimi është jetike për zbulimin dhe ndërhyrjen e hershme. Ja cilat janë 10 shenjat dhe simptomat më të zakonshme që mund të tregojnë se po jetoni me arterie të bllokuara, dhe duhet të kërkoni menjëherë kujdes shëndetësor.
1. Dhimbje gjoksi (anginë)
Një nga simptomat kryesore të arterieve të bllokuara është dhimbja ose shqetësimi në gjoks, shpeshherë i përshkruar si një ndjesi shtrëngimi ose presioni. Kjo dhimbje, e njohur si angina, zakonisht shfaqet gjatë aktivitetit fizik apo stresit emocional dhe mund të largohet pas një pushimi.
2. Frymëmarrje e rënduar
Nëse arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në zemër, mund të keni gulçim, veçanërisht gjatë sforcimit fizik. Kjo mund të jetë një shenjë e funksionit të dobësuar të zemrës tuaj.
3. Lodhja
Arteriet e bllokuara mund të zvogëlojnë furnizimin me gjak në pjesë të ndryshme të trupit, duke shkaktua simptomat e lodhjes dhe dobësisë. Nëse vuani nga kjo gjendje mund ta ndjeni veten të lodhur edhe pas një aktiviteti fizik minimal.
4. Dhimbje ose mpirje në këmbë (sëmundja e arterieve periferike)
Arteriet e bllokuara në këmbë mund të shkaktojnë dhimbje, ngërçe ose mpirje, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik. Kjo gjendje njihet si sëmundja e arterieve periferike (PAD).
5. Disfunksioni erektil
Meshkujt me arterie të bllokuara, mund të kenë vështirësi në arritjen apo mbajtjen e ereksionit për shkak të uljes së rrjedhjes së gjakut në zonën e legenit. Disfunksioni erektil mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e problemeve kardiovaskulare.
6. Ftohje apo mpirje e gishtërinjve dhe këmbëve
Qarkullimi i dobët i gjakut i shkaktuar nga arteriet e bllokuara mund të çojë në ftohje ose mpirje të gishtërinjve dhe këmbëve, edhe kur koha është e ngrohtë.
7. Dëmtim i aftësive njohëse
Rrjedhja e reduktuar e gjakut në tru mund të ndikojë në funksionin e aftësive njohëse. Problemet me kujtesën, vështirësia në përqendrim dhe konfuzioni, mund të jenë shenja të një qarkullimit cerebral të dëmtuar.
8. Presion i lartë i gjakut
Arteriet e bllokuara e detyrojnë zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun, dhe kjo çon në rritjen e presionit të gjakut. Hipertensioni i vazhdueshëm, mund të dëmtojë më tej arteriet dhe të rrisë rrezikun kardiovaskular.
9. Siklet në gjoks gjatë stresit apo vakteve ushqimore (angina e heshtur)
Disa individë përjetojnë siklet në gjoks, dispepsi ose ndjenjën e ngopjes pas ngrënies ose gjatë stresit emocional. Kjo njihet si angina e heshtur dhe nuk duhet të injorohet.
10. Ndryshimet në shikim
Arteriet e bllokuara mund të ndikojnë në enët e gjakut në sy, duke çuar potencialisht në probleme të shikimit apo humbje të tij. Shikimi i paqartë apo shqetësimet e papritura të shikimit duhet të nxisin një vizitë tek mjeku.
Zbulimi i hershëm dhe modifikimet e stilit të jetesës mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e ndërlikimeve. Ndryshimet e stilit të jetesës, përfshirë pasjen e një diete të shëndetshme ushqimore për zemrën, ushtrimin e rregullt fizik dhe lënien e duhanit, mund të ndihmojnë në menaxhimin e arterieve të bllokuara dhe të zvogëlojnë rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare./ Përshtatur dhe përkthyer nga CNA
A e dini se pothuajse të gjithë kanë të paktën një, apo m...
Ankthi është një ndjenjë e përhapur dhe e pakëndshme që li...
Një krimb parazit, i cili kërcen nga minjtë tek kërmej...
Këto ditë të shtatorit një sërë virozash janë shtuar gjith...
Hiperaktiviteti është një çrregullim që mund të shkaktojë ...
Dr. Ernest von Schwarz, një shkencëtar dhe specialist i ka...
Acidet yndyrore Omega-3 janë thelbësore për jetën dhe shën...
Këto janë suplementet më të rëndësishme për shëndetin e tr...
Mjeku Leidon Shapo ka ngritur alarmin për efektet nega...
Humbja e dëgjimit sensorineural duket se bëhet një pro...
Shafrani i Indisë mund të jetë një trajtim për dispepsinë ...
Të flesh me qenin, macen ose kafshët shtëpiake është një z...
Një pacient, të cilin po e këshilloja të shmangte ushqimet...
Në kërkim të jetëgjatësisë, qëllimi i vërtetë nuk ësht...
Shqetësimi po intensifikohet për përhapjen e nënvarian...
Vjeshta vjen me uljen e temperaturave e janë të pashmangsh...
Në variant i ri koronavirusi është zbuluar për herë të...
Inflamacioni është një proces mbrojtës i organizmit në për...
Nëse jeni duke ngrënë një dietë zero yndyrna, zero karbohi...
Megjithëse shumë e konsiderojnë vajin e kokosit të shëndet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...