web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erëza antiinflamatore që lufton urthin, po aq efektive sa antiacidet

20 Shtator 2023, 08:05, Shëndeti CNA

Erëza antiinflamatore që lufton urthin, po aq efektive sa antiacidet

Shafrani i Indisë mund të jetë një trajtim për dispepsinë dhe madje po aq efektiv sa antiacidet, sipas një studimi të fundit të publikuar në  BMJ Evidence-Based Medicine.

Studiuesit studiuan vetitë e kurkuminës, përbërësi kryesor i erëzës së artë, dhe i krahasuan ato me përbërësin aktiv omeprazol, një frenues i pompës protonike (prazol) që redukton sekretimin e acidit gastrik.

Kurkumina ka demonstruar një sërë vetish të dobishme në laborator, ndër të tjera antiinflamatore dhe antivirale.

Shafrani i Indisë ka një vend të spikatur në mjekësinë tradicionale të shumë popujve si në Azinë Juglindore, të cilët e përdornin erëzën si një ilaç natyral kundër problemeve të stomakut si dispepsia, një gjendje e shoqëruar me shqetësime të forta në zonën e stomakut dhe simptoma të mundshme si ndjenja e ngopjes pas ngrënies, dhimbje dhe urth.

Nga ana tjetër, omeprazoli është një trajtim i zakonshëm për çrregullimet e stomakut, por jo pa efekte anësore, pasi frenuesit e pompës protonike janë shoqëruar me mangësi ushqyese dhe rrezik të shtuar për fraktura të ijeve, kyçeve dhe shtyllës kurrizore, ndaj nevojitet kujdes i veçantë.

Këshilla është që njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të kenë kujdes.

Studiuesit i ndanë rastësisht 206 pjesëmarrësit e moshës 18 deri në 70 vjeç në tri grupe, duke marrë suplemente kurkumine, omeprazol dhe një kombinim të të dyjave, përkatësisht, për 28 ditë, duke matur efektivitetin e tri trajtimeve të veçanta bazuar në shkallën e vlerësimit të ashpërsisë së dispepsisë. Rezultati i vlerësimit të ashpërsisë së dispepsisë – SODA).

Pas katër dhe më pas tetë javësh të tjera, rezultatet treguan një përmirësim të ndjeshëm në intensitetin e dhimbjes dhe simptomave të tjera të dispepsisë te pjesëmarrësit në të tria grupet. Studiuesit raportuan se shija ose aroma e kurkuminës nuk duket të ndikojë se sa të kënaqur ishin pacientët me trajtimin.

Ndërsa gjetjet janë premtuese, studimi kishte kufizime, të tilla si mostra e vogël e popullsisë dhe periudha e shkurtër e trajtimit, sipas studiuesve, për të cilat ekziston një nevojë e qartë për studime më të mëdha dhe afatgjata.

Megjithatë, nuk e mohon se " kjo provë e kontrolluar e rastësishme shumëqendrore ofron prova shumë të besueshme për trajtimin e dispepsisë funksionale, me gjetjet e reja që ndoshta justifikojnë konsiderimin e përfshirjes së kurkuminit në praktikën klinike ", sipas deklaratave të tyre në një njoftim për shtyp./ CNA





15:30 Shëndeti Ilir Allkja

Zhurma rreth glutenit

Një pacient, të cilin po e këshilloja të shmangte ushqimet...

Lajmet e fundit nga