Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Që fëmijë e kam dëgjuar shpesh këtë togfjalësh, dhe kisha bindjen se nga veshkat vuajnë persona të vjetër në moshë.
Por kjo bindje mu rrëzua ndërsa punoja mjek familje, në vitet e para të eksperiencës time kam trajtuar një vajzë të re, vetëm 24 vjeçe e cila kryente dy herë në javë dializë.
Vuante nga insuficienca (pamjaftueshmëria) kronike e veshkave, dhe fatkeqësisht kjo sëmundje e mori shumë shpejt.
Por çfarë funksioni kanë dhe përse sëmuren veshkat?
Shumica prej nesh lindin secili me dy veshka, por ka nga ata që lindin me më shumë se dy hera herës ka persona që lindin vetëm me një veshkë.
Funksioni i veshkave është filtrimi i gjakut. Ata pastrojnë gjakun, largojnë toksinat dhe ujin e tepërt. Ata gjithashtu bëjnë një sërë gjërash të tjera duke përfshirë balancimin e elektroliteve, na ndihmojnë të mos jemi anemikë dhe luajnë rol kyç në shëndetin e kockave.
Ju ftoj të mendoni një filtër ajri kondicioneri, i cili punon pa ndërprerje.
Me kalimin e kohës ai do mbushet me papastërti, të cilat e bëjnë atë të bllokohet. Do t'ju duhet ta pastroni ose të merrni një filtër të ri, apo jo?
Detoksifikoni atë në njëfarë kuptimi, kur mendoni për një filtër tipik.
Veshkat janë shumë më komplekse se kaq, ata nuk janë thjeshtë një filtër, por ato përbëhen nga enë gjaku, nerva, etj.
Pra, ju nuk detoksifikoni ose thjesht zhbllokoni një veshkë, ashtu siç do të bënit një filtër tipik.
Pa dashje e diku me dashje shikoj plot informacione të ndryshme në internet, që premtojnë se do të detoksifikojnë ose do t'ju bëjnë një pastrim të shpejtë të veshkave tuaja në këtë apo atë mënyrë.
Shoh që shumë prej tyre e thjeshtojnë shumë këtë proces dhe disa prej tyre janë në të vërtetë informacione false, thjesht komerciale, që duan t'ju marrin ca para e kaq...
Edhe pse shumica e njerëzve lindin me dy veshka, në fakt ju duhet vetëm një veshkë funksionale për të jetuar mbi 100 vite, mjafton të jetë e shëndetshme.
Kjo është arsyeja pse, nëse je një person i shëndetshëm, mund të dhurosh një veshkë dhe ajo veshkë që ke funksionon për mrekulli dhe bën punën e dy veshkave.
Ka njerëz që lindin me sëmundje të caktuara si lupus, ose zhvillojnë diabetin në moshë të re. Dhe ka disa gjëra që mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave si FSGS, nefropati IgA, një sërë gjërash, që nuk janë për fajin tuaj.
Por shumë nga gjërat që shkaktojnë sëmundje të veshkave janë në të vërtetë të parandalueshme ose të menaxhueshme të paktën.
Shkaqet kryesore të dështimit të veshkave janë:
- diabeti
- tensioni i lartë i gjakut
- dehidratimi
- helme të ndryshme
- disa lloj medikamentesh
Fatmirësisht të gjithë këto faktorë janë të parandalueshëm dhe të menaxhueshëm.
Shumë e rëndësishme për të mbajtur veshkat tuaja normale është që të keni një dietë të shëndetshme.
Pra, ushqimet që konsumojmë mund të na ndihmojnë të kemi veshka që filtrojnë më mirë. Është mënyra e mirë e jetesës që i ndihmon veshkat tuaja të filtrojnë më mirë.
Dëmtimi i veshkave është shpesh i pakthyeshëm, kështu që njerëzit që nuk kujdesen për veshkat e tyre mund të përballen me rreziqe të konsiderueshme shëndetësore që rezultojnë në dializë apo edhe transplantim të veshkave.
Do duhet që të evitohen kënaqësitë e zakonshme në jetë (në të vërtetë të dëmshme) , për të shpëtuar nga vuajtjet e dializës.
1. Kripa
Mbingarkesa e natriumit çon në rritjen e presionit të gjakut, gjë që mbingarkon veshkat tuaja.
Ushqime të tjera të zakonshme me përmbajtje të lartë natriumi që mund të fshihen në frigoriferin tuaj janë:
- Supërat e konservuara
- Mishrat e përpunuara si sallam, proshutë, qofte, salcice
- Picat e ngrira
- Patatet e skuqura, krakerat, gjevrekët.
- Erëzat si ketchup, salcë BBQ, salcë soje
- Salcat për sallatë
- Ushqime turshi si tranguj, domate, ullinj, panxhar etj
- Perime të konservuara
2. Ëmbëlsirat
Sheqeri gjendet në shumicën e ushqimeve, natyral dhe i përpunuar. Frutat janë një burim i sheqerit natyral, i cili ofron shumë vitamina dhe minerale që trupi ynë ka nevojë. Megjithatë, janë ushqimet me sheqerna të shtuara që priren të jenë të ulëta në shkallën e vlerës ushqyese. Mund të habiteni por erëzat, buka dhe ushqime të tjera të lehta përmbajnë gjithashtu sheqer të shtuar.
3. Pijet industriale.
Është vërtetuar se pirja çdo ditë e dy ose më shumë pijeve industriale të gazuara ose jo, dietike ose të rregullta, mund të rrisë rrezikun për sëmundje kronike të veshkave. Pijet e gazuara dhe ato energjike kanë qenë të lidhura me formimin e gurëve në veshka.
4. Produktet e mishit dhe qumështit
Dietat e pasura me proteina shtazore nga mishi dhe produktet e qumështit mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave, sepse ato mund të jenë shumë të vështira për t'u metabolizuar. Kjo vendos një barrë të rëndë mbi veshkat, duke e bërë të vështirë për ta eliminimin e produkteve të mbeturinave. Një dietë e pasur me proteina mund të shkaktojë ose përkeqësojë problemet ekzistuese të veshkave. Përveç kësaj, studimet tregojnë shumë përfitime shëndetësore nga largimi nga një dietë me bazë shtazore drejt asaj një diete bimore. Ushqimet bimore shumëngjyrëshe janë fuqi ushqyese dhe mund të parandalojnë sëmundjet kronike të veshkave.
5. Kafeina
Kafeina e cila gjendet në kafe, çaj, sodë dhe ushqime gjithashtu mund të shkaktojë një tendosje në veshkat tuaja. Kafeina është një stimulues, i cili mund të shkaktojë rritjen e qarkullimit të gjakut, tensionin e gjakut dhe stresin në veshka. Marrja e tepërt e kafeinës ka qenë gjithashtu e lidhur me gurët në veshka.
Dyshoni se keni probleme me veshkat tuaja?
Kryeni një vizitë kontrolli, më mirë kot se sa plot!
E lindur me një sëmundje të rrallë të zemrës, Katherine Sc...
Nuk ka një përgjigje përfundimtare se pse zhvillohet një t...
Hulumtimet e fundit nga Universiteti Brigham Young (BYU) k...
Pirja e duhanit është e zakonshme në shumë shoqëri, po...
Funksioni bazë i mëlçisë është të eleminojë substancat tok...
Më poshtë do të gjeni 8 simptoma të mungesës së oksigjenit...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur rreth variantit të ri të CO...
Një variant i ri COVID-i i quajtur "Pirola" po përfshin Sh...
Kontrollet e syve të përforcuara nga inteligjenca artifici...
Kimikatet e dëmshme në produktet ushqimore që ne konsumojm...
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sipas nutri...
Të gjithëve na ka ndodhur që një mëngjes të zgjohemi me go...
Arresti kardiak ndodh shpesh pa asnjë shenjë paralajmë...
Plakja e lëkurës ka të bëjë me plakjen biologjike dhe plak...
Temperatura e lartë është një reagim mbrojtës i trupit kun...
Për gratë, mbajtja e një peshe të qëndrueshme pas moshës 6...
Tradicionalisht për ne, shqiptarët ëmbëlsirat kanë qen...
Pirja e alkoolit, edhe në sasi të moderuar, mund të ke...
Shumë njerëz që shërohen nga COVID-19 vuajnë nga simptoma ...
Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të panjohur më par...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...