
Pas Agron Gjekmarkajt, edhe analisti dhe gazetari Artur Zheji i Irfan Hysenbelliut dhe Ilir Metës ka shitur Lulzim Bashën.
Ai i ka cilësuar si lajm të mirë për kryeministrin Edi Rama raportimet e BBC-së, AFP-së dhe Zërit të Amerikës se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte paguar nga rusët e Vladimir Putin me 500 mijë dollarë.
Zhehi tha në News 24 se nëse Basha del i pastër, përfiton nga historia, por nëse del fajtor, atëherë do të ikë përfundimisht nga politika dhe Parlamenti dhe do të ekspozohet ndaj drejtësisë në mënyrë penale.
“Ky është një lajm i mirë për Ramën. Dobësimi i PD-së vazhdon dhe kjo është e dhimbshme. Sa u pa një sinjal që mund të prekte figurën e Bashës u turrën. Ky është një lajm i mirë për Bashën, por edhe për Ramën. Për Ramën është lajm i mirë se vazhdon përçarja e PD-së. Për Bashën është lajm i mirë që nëse është i pafajshëm, e bën kauzë dhe u thotë shqiptarëve që “politika e re duhet nuk është e sharjes apo shpifjes, por një politikë më afër të vërtetës”. Basha mund të jetë nga një i akuzuar në një akuzues të madh të atyre që duan shkatërrimin e tij përfundimtar. Nëse Basha është fajtor mbi të bien të gjitha ligjet e lustracionit dhe ai del nga politika dhe Parlamenti dhe ekspozohet ndaj drejtësisë në mënyrë penale”, deklaroi gazetari ndër të tjera.
Pjesë nga intervista:
Si e komentoni lajmin për “500 mijë dollarë të ardhura nga Rusia që u përdorën nga PD për lobim”?
E pashë, mora njoftim se është një lajm që krijon jehonë. U trishtova kur pas këtij lajmi shpërtheu një sulm nga PD dhe Berisha që drejtuan shigjetat e tyre ndaj Bashës. Mbi Bashën u shtua edhe një krim tjetër, tani na doli edhe i shitur tek rusët. Unë nuk i besoj historive kur ka një fajtor për të gjitha. Në këto raste thuhet “kokë turku”. Gjendet një person që t’i marrë të gjitha mëkatet përsipër dhe pjesa tjetër del e larë. Ky mekanizëm është i trishtueshëm për kompaktësinë e opozitës.

Ka përgjegjësi Basha?
Kjo çështje u hap dy herë, u kalua edhe në prokurori në atë periudhë. E gjithë e djathta ishte kompakte që ishte shpifje, tani del që këtë çështje e mbylli drejtësia e Ramës për të mbajtur Lulin të pastër. Lajmi është i rëndë. Është detyrë e Bashës dhe strukturave të PD-së që të zbardhin të vërtetën por jo të zbardhin akuza sikur nuk kanë qenë në PD. Për këtë mendoj që nga Berisha deri më poshtë, kanë në mënyrë të përpjestueshme për dy qëndrime: për mbrojtjen në bllok që i bënë Bashës dhe për sulmin në bllok që i bëjnë Bashës.
Mund ta hetojë SPAK?
Ne e kemi bërë SPAK sikur do na shpëtojë Shqipërinë. SPAK e ka marrë këtë përsipër me gjykata që nuk funksionojnë. Vetëm SPAK është një entitet juridik që i varen shumë detyra. Nuk e di a do kemi shumë përgjigje nga SPAK.
Në 2017 u kërkua hetim për këtë çështje, drejtësia më pas i hodhi poshtë akuzat…
Ne nuk kemi nga ata liderë politikë kaq naivë që t’i prekin lekët me dorë. Është gjithmonë një dorë e tretë që është më e vështirë që t’i vërtetojë lidhjet me dorën e dytë dhe dorën e parë. Është një proces shumë i vështirë investigimi. Nuk thuhet dot që Basha i mori këto lekë për të bërë foto me Trump. Në platformën e PD ka pasur gjithmonë një politikë të jashtme konseguente që marrëdhëniet me Moskën kalojnë nga Brukseli dhe Uashingtoni, jo nga Tirana. Çfarë do bënte PD në 2017? Mund të sillte destabilizimin e vendit dhe kjo mund t’i interesonte rusëve. Kjo ka qenë një nga hipotezat. Nuk mund të paragjykojmë ne çdo tendencë opozitare si tendencë për destabilizim.
Floriana Garo kërkoi rihapje të çështjes. Bini dakord?
Në qoftë se nuk kemi të bëjmë me gjueti shtrigash, çdo vënie e pikave mbi “I” është në të mirë të atij që është i pafajshëm. Nëse Basha është i pafajshëm dhe miqtë e tij në PD janë dorëjashtë nga kjo akuzë, atyre u bëhet mirë. Do ishte një rast i mirë për Bashën që të rikthehej në politikë, nëse është i pafajshëm. Në një strategji elektorale i akuzuari Basha mund të bëhet akuzuesi Basha. Që të gjitha të këqijat i bën një njeri i vetëm, është një politikë e vjetër.
A ka ndikuar kjo çështje tek përjashtimi i Berishës?
Berishës iu hapën sytë tani, nuk i kishte sytë e mbyllur. Nëse iu hapën sytë tani, kjo goditje vjen nga të tjerë vende dhe kancelari, mendoj se Basha nuk mund ta dinte që Berisha apo të tjerët do t’i bënin namin dhe prandaj e nxorri nga grupi parlamentar. Ekziston frika “Basha”, ndryshe nga ata që mendojnë se ai vlen shumë pak në electoral. Fakti që e sulmojnë kaq egër do të thotë se ka një frikë për rikthimin e tij politik.
Sa e dëmton kjo çështje PD-në?
Ky është një lajm i mirë për Ramën. Dobësimi i PD-së vazhdon dhe kjo është e dhimbshme. Sa u pa një sinjal që mund të prekte figurën e Bashës u turrën. Ky është një lajm i mirë për Bashën, por edhe për Ramën. Për Ramën është lajm i mirë se vazhdon përçarja e PD-së. Për Bashën është lajm i mirë që nëse është i pafajshëm, e bën kauzë dhe u thotë shqiptarëve që “politika e re duhet nuk është e sharjes apo shpifjes, por një politikë më afër të vërtetës”. Basha mund të jetë nga një i akuzuar në një akuzues të madh të atyre që duan shkatërrimin e tij përfundimtar. Nëse Basha është fajtor mbi të bien të gjitha ligjet e lustracionit dhe ai del nga politika dhe Parlamenti dhe ekspozohet ndaj drejtësisë në mënyrë penale./ B.A. - CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritu...
Disa nga mediat më të rëndësishme botërore si "BBC", "...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvill...
E pabesueshme, e turpshme, një nga faktet më skandaloz...
Dy ditë më parë, ish-presidenti Ilir Meta u pyet për k...
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme konkluzi...
Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demok...
Mediat ndërkombëtare, sot shkruan se Rusia ka financua...
Analisti Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se kreu i Parti...
Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, ka rea...
Një ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të lajmit...
Deputeti Gazment Bardhi është bërë pjesë e skandalit m...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, G...
Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, ka reaguar pas publ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullu...
Protesta e djeshme e Partisë së Lirisë në inceneratori...
Partia e Lirisë organizoi pasditën e djeshme një protestë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...