
Në debatin e zhvilluar në vitin 2018, Basha ka deklaruar se shuma prej 500 mijë dollarësh është kryer nga një fondacion shqiptaro-amerikan, i cili ka bërë fund-reising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar Muzin.
Në listën e pagesave që deklaron Muzin si të kryera nga Biniatta (për llogari të PD) rezulton midis të tjerave një shumë prej 500.000 USD.
Muzin deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, megjithëse për këtë shumë nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim.
Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij.
Gjëja e rëndësishme në këtë deklarim është se Basha ka konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe se ai është në dijeni të saj.
Me këtë pohim Basha indirekt konfirmon se palët kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu siç ajo është bërë në fakt.

Mjegulla që vetë Basha përhapi dikur rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe Muzin dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.
Në të njëjtën logjikë, edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, Biniatta ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t’i nënshtrohej jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja te lidhura me pronësinë), ndalesave të rrepta ligjore.
Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posacme bankare etj.

Sot shifra 500.000 usd rikthehet brenda një lajmi të ri. SHBA-ja deklaron se Rusia ka shpenzuar 500.000 dollarë për të mbështetur PD-në në zgjedhjet e vitit 2017.
“Një burim i administratës i njohur me gjetjet pretendoi se Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar, sipas agjencisë së lajmeve 'AFP'”.
Lul Basha nuk e tregoi kurrë emrin e donatorit të 500.000 dollarëve.
SHBA-ja deklaron se 500.000 dollarë janë financim rus pë partinë e Lul Bashës.
Nëse nuk bëhet fjalë për të njëjtën pesëqindshe, atëherë minimumi kjo shifër i duhet shtuar totalit të llogaritur në 2018 prej 1.025.000 usd.
Por nëse shifra është sponsorizuar nga Rusia atëherë ështe e pakët të flasim për pastrim parash.
Jemi përpara një rasti të pastër te tradhtisë ndaj atdheut./ CNA.al
Jam i sigurt se e njohin si xha Braho. Pak e dinë që q...
Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shta...
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet ...
Sot, seanca parlamentare u shenjua nga batuta brilante...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha prot...
Muhamet Rrumbullaku është një polic i vjetër, mund të ...
NATO ka reaguar në lidhje me prishjen e marrëdhënieve ...
Po patjetër mo! E kemi të drejtë që na e jep ligji! E ...
Si ta bashkojmë Shqipërinë, për ta ndarë është e lehtë! Nd...
Kam që nga viti 2012 që them: mos e bazoni ngrohjen ur...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...