E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shtatlartësinë e tij si alibi se ai, as nuk gënjen, as nuk vjedh, rrokaqiejt e regjimit të tij, janë prova më ulëritëse për të kundërtën. Këtë e tregon më së miri vendimi i fundit i qeverisë për legalizimin e pallateve dhe shtesave të ngritura pa leje.
Kjo fushatë, e shoqëruar me auto- videot qesharake të Ballukut dhe Çuçit, me hedhjen në treg të emrave të një apo dy ndërtuesve, me aksionet e ububushme të IKMT, ngjan si dy pika uji, me një tjetër tallje: kryqëzatën “Fundi i marrëzisë” kundër lojrave të fatit.
Edhe ateherë u bë një zhurmë e madhe për ndalimin e kumarit, policia e Saimir Tahirit i rrethoi pikat e llotove me shiritat e skenave të krimit dhe e gjitha përfundoi me propozimin e një projektligji, që u shty disa herë, për ndalimin e bixhozit.
Po ta shohim nga sot, kur bastet janë rihapur dhe qendra e kryeqytetit është mbushur me kazinotë e hoteleve me pesë yje që nuk janë ngritur ende, e kuptojmë më lehtë se e gjitha shërbeu për të eleminuar disa konkurentë në treg dhe për ta përqëndruar këtë biznes, sa fitimprurës po edhe aq shkatërrimtar, vetëm në pak duar.
Në këtë pikë, fundi i kateve shtesë, është identik në formë me “Fundin e marrëzisë”. Por meqënëse pushteti personal vjen gjithnjë në degradim, të dy aksionet ndryshojnë në përmbajtje. Sepse nëse me lojën kundër basteve Edi Rama u tregua i pamoralshëm dhe mashtrues ndaj publikut, ai qëndroi brenda kuadrit ligjor. Ndërsa në rastin e tanishëm ai po e shkel atë me të dyja këmbët.
Dhe kjo për dy arsye. E para se aksioni është selektiv dhe tjetra se ai tenton të shpëtojë me vendim qeverie ata që për ndërtime pa leje duhet të ishin subjekte të Kodit Penal.
Kush e mban mend seancën parlamentare të pak ditëve më parë, kur Rama prezantoi këtë nismë, me siguri ka vënë re se si shefit të qeverisë iu tha pështyma, filloi të spërdridhet dhe vijoi me piruetat e zakonshme, gjatë një debati me Gaz Bardhin. Deputeti demokrat i tregoi me fakte dhe foto, se si kryeministri kishte tejkaluar kompetencat duke legalizuar, pas pilafit, pesë katet mbi lejen 37 katshe të kullës Downtown Albania, tek 7 xhuxhat. Në heshtjen e turpshme të të gjithëve, madje dhe të mbështetësve të foltores, denoncimi i Bardhit, që tregonte se kryeministri ata që do i fal, ndërsa të tjerët i ndëshkon, qe demaskimi më efikas i selektivitetit të aksionit të tanishëm.
Por ka edhe më keq sesa ndarja në të preferuar dhe jo të tillë, për ndërtuesit që kanë shkelur ligjin. Shumë juristë po ngrenë alarmin se vendimi i qeverisë për konfiskimin apo pagimin me çmimin e tregut të kateve pa leje, kapërcen Kodin Penal që i dënon deri me 8 vite burg ata që kanë sfiduar shtetin. Pra ndryshe nga mbi 3 mijë qytetarë të zakonshëm, që janë proceduar deri më tani, qoftë dhe për një mur rrethues, bosët e ndërtimit do ta zgjidhin me para atë për të cilën njerëzit e zakonshëm shkojnë në burg.
E pra ky aksion selektiv, ku edhe brenda vetë të privilegjuarve, disa bisha janë më të barabarta se të tjerat, kjo amnisti e fshehur që shmang votimin me ? në parlament, ky pengim i drejtësisë për të vepruar, është tallja më e madhe në kohën kur reforma në drejtësi pompohet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ajo është dëshmia se pavarësisht nga pallavrat qeveritare apo hipokrizia diplomatike, ligji nuk vepron dot për të gjithë njësoj. Nëse rihapja e basteve dëshmoi se pushteti është kapluar nga marrëzia, legalizimi i ndërtimeve pa leje po tregon se një tjetër marrëzie, asaj të reformës në drejtësi, i ka dalë përfundimisht boja.
Mediat televizive kanë nisur fushatën e publicitetit d...
Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqes...
Letra e ngushëllimit të Presidentit të Republikës drej...
Sulmet e rënda kibernetike të kohëve të fundit nga hak...
Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës...
Majmuni Kiko ka qenë i tronditur këto ditë nga shqetës...
Si sot një vit më parë Lulzim Basha mori të vetmin ven...
Unë nuk jam asfare ruajalist kur bëhet fjalë për rastin sh...
Në vazhdim të debatit, analizës dhe diskutimit në lidhje m...
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se për ndërtimet ...
Sot, seanca parlamentare u shenjua nga batuta brilante...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
Pyetjes se, po të isha këtu a do i bashkohesha prot...
Muhamet Rrumbullaku është një polic i vjetër, mund të ...
NATO ka reaguar në lidhje me prishjen e marrëdhënieve ...
Po patjetër mo! E kemi të drejtë që na e jep ligji! E ...
Si ta bashkojmë Shqipërinë, për ta ndarë është e lehtë! Nd...
Kam që nga viti 2012 që them: mos e bazoni ngrohjen ur...
Nuk e di se përse kryeministrat shqiptarë - në Prishti...
Të dashur miq, Ne Beograd u zhvillua keto dy ditë sam...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...