LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj fton kandidatët e Primareve të bashkohen në garë

6 Mars 2023, 13:10, Politikë CNA
Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj fton kandidatët e Primareve të bashkohen
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka ftuar kandidatët për kryetarë bashkie të PD së Berishës t’i bashkohen në zgjedhjet e 14 majit.

“Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Me pjesëmarrjen, me kandidatët, me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike;

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrës së e alternativës sonë demokratike;

Të vendosim dhe të synojmë objektiva  ambiciozë, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjera, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në mënyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unikë.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër t'i prijë ndërtimit të një Aleance sa më të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathte plurale, ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore”, ka thënë Alibeaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga