LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim zbulon "skemën"/ Si do të gjenden paratë e krimit?

29 Shtator 2022, 21:25, Politikë CNA

Yuri Kim zbulon "skemën"/ Si do të gjenden paratë e

Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SPAK-u ka goditur krimin në vendin tonë. Teksa bën një bilanc të aseteve të sekuestruara nga SPAK, ajo shprehet se bilanci është shumë herë më i lartë se ato asete që drejtësia shqiptare sekuestronte në 10 vite para se të ngrihej SPAK-u.

Sakaq, kryediplomatja cilëson se në vendin tonë do të vijnë tetë hetues financiarë, të cilët do të zbulojnë se si i fshehin paratë personat e botës së krimit.

Pjesë nga intervista në "Opinion":

Blendi Fevziu: Por në fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK-u mund t’ia dalë?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jeni e sigurt?

Ambasadorja Kim: Po!

Blendi Fevziu: Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK-u bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive. Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë.

Ambasadorja Kim: Epo, çfarë do të thuash me këtë, Blendi? Po të intervistoj unë tani ty. Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Kush duhet të jetë në burg dhe mbi ç’bazë përpara se njerëzit të mendojnë se reforma në drejtësi është reale?

Blendi Fevziu: Po, absolutisht, njerëzit që kanë pushtet në Shqipëri.

Ambasadorja Kim: Okay, deri tani, po të jap disa…

Blendi Fevziu: Por jo drejtësi publike, drejtësi me fakte dhe ligj.

Ambasadorja Kim: Okay, po të jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 90%. Me fjalë të tjera, kur padisin dikë, dhe e çojnë atë person në gjyq, 90% të kohës, vendimi është për fajtor, i merren asetet, dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara vitit 2019, sistemi i drejtësisë, prokurorët e posaçëm këtu kishin kapur diçka tek 20 milionë euro asete, dakord? Për mbi 10 vjet.

Blendi Fevziu: Po.

Ambasadorja Kim: Prej reformës në drejtësi, nga dhjetori 2019, dhe gjatë gjithë vitit 2021, SPAK-u ka mundur të marrë 70 milionë euro asete. Shtatë, zero. Shtatëdhjetë millionë euro. Kjo përfshin ndërtesa, biznese, para në banka. Deri më sot, në 2022…

Blendi Fevziu: Të ngrira përkohësisht apo…

Ambasadorja Kim: Jo, po flas për…

Blendi Fevziu: …përfunduar, le të themi, vendimi përfundimtar…

Ambasadorja Kim: Po, po. Deri më sot, kanë sekuestruar diku tek… për shembull vetëm në korrik, ishte një rast me mbi 10 milionë euro asete të kapura.

Blendi Fevziu: Cili rast?

Ambasadorja Kim: Nuk e kam emrin e rastit, por është mbi 10 milionë euro asete. Dhe, me këtë prirje, mendoj që në këtë vit 2022, do të arrijnë mbi 70 milionë, dhe me siguri do jetë më afër 100 milionëve. SPAK-u tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK-u po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato.

Blendi Fevziu: Po ndihmoni ju për këtë?

Ambasadorja Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët te xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK-u ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…

Lajmet e fundit nga