Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë thirrje të merren masa për influencën ruse, teksa ka folur për lobimin në Partinë Demokratike në vitin 2017, kohë kur e djathta drejtohej nga Basha.
Kim refuzoi të fliste në mënyrë specifike për PD-në, por theksoi në emisionin "Opinion" se partitë politike nuk duhet të pranojnë fonde nga Rusia.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Do t’i kthehem takimit me ish-Presidentin Meta. Është botuar një lajm për një raport sekret të shërbimit sekret amerikan lidhur me financimet e Rusisë nëpër botë. Le të themi financim nga Putin dhe Kremlini. Sipas, Zërit të Amerikës, ky raport thotë që në Shqipëri janë dhënë 500,000 dollarë për Partinë Demokratike nga burime ruse. Çfarë informacioni keni më shumë nga ç’kemi ne mbi këtë lajm?
Ambasadorja Kim: Po, nuk kam ndonjë gjë më shumë për të bërë publike se sa asaj që ka ardhur nga Uashingtoni. Nuk do të komentoj ndonjë rast specifik, por ka diçka. Situata në Shqipëri nuk është unike. Me fjalë të tjera, kemi parë qerverinë ruse të përpiqet kudo në botë për të minuar demokracitë, për të mbjellë dyshim mbi proceset demokratike, mbi zgjedhjet…
Blendi Fevziu: E kanë bërë hapur edhe në disa vende në Europë…
Ambasadorja Kim: …e bënë në Europë, e bënë edhe në Shtetet e Bashkuara.
Blendi Fevziu: Po, edhe në Shtetet e Bashkuara, kishit një hetim me…
Ambasadorja Kim: Po. E dini, ashtu siç më herët këtë vit, në fakt në fund të vitit të kaluar, filluam të ndanim haptas informacion mbi atë që Rusia po përpiqej të bënte në Ukrainë. Vendosëm të ndanim informacion për atë që Rusia përpiqet të bëjë në demokracitë nëpër botë…
Blendi Fevziu: E keni ndarë këtë informacion me qeverinë shqiptare?
Ambasadorja Kim: Po, ne…
Blendi Fevziu: …sepse unë pyeta Kryeministrin Rama dhe më tha nuk na duhet informacion se e dimë këtë histori…
Ambasadorja Kim: Pra, ndajmë informacion me demokracitë në botë mbi këtë pikë. Por ndajmë informacion edhe me publikun dhe informacioni kyç është se prej vitit 2014, verifikuam që qeveria ruse ka shpenzuar të paktën 300 milionë dollarë, çka nuk është asgjë…
Blendi Fevziu: Po, mund të ishte shumë më tepër…
Ambasadorja Kim: …vetëm një përqindje e vogël e sasisë së parave që rusët paguajnë për të ndikuar median, për të korruptuar politikanë dhe udhëheqës të tjerë, për të blerë reklama, për të blerë artikuj, për të përhapur keqinformim dhe disinformim në mediat sociale. Pra, qëllimi pse e ndajmë këtë informacion mbi përpjekjet ruse për të minuar demokracitë është të themi që, ne e kemi përjetuar, e dimë që ju e keni përjetuar, dhe duhet të ndërmarrim hapa. Për shembull, unë u takova javën e kaluar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bashkë me drejtues të të gjitha partive politike, dhe mesazhi kryesor aty ishte: “duhet të ndërmerrni hapa për t’u ruajtur nga përpjekjet e Rusisë dhe të tjerëve për të minuar demokracinë”. Kjo përfshin vendosjen e ligjeve për financimin e fushatave, si dhe vendosjen e masave kundër pastrimit të parave.
Blendi Fevziu: Po pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur në gjithë këtë raport për 300 milionë dollarë vetëm Shqipërinë, Bosnjen, ku të gjithë e dinë ndikimin e Rusisë aty, dhe Madagaskarin, pse Shqipëria?
Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për specifikat…
Blendi Fevziu: Vend i vogël, në 300 milionë dollarë, të përmendet Shqipëria?
Ambasadorja Kim: Mendoj se është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen. Por pika kyçe është që duhet të verpojmë. Duhet të veprojmë.
Blendi Fevziu: Po, është me rëndësi. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka bërë një deklaratë dje që asnjë cent, asnjë dollar nuk ka dalë nga llogaria e Partisë Demokratike në atë drejtim. Në rastin Muzin.
Ambasadorja Kim: Nuk e kam parë…
Blendi Fevziu: Nuk e keni parë?
Ambasadorja Kim: Jo, nuk e kam parë deklaratën./ B.A. - CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cil...
Analisti Besnik Mustafaj ka dhënë një këshillë për opo...
Sa më shumë të mësosh për nazistët, aq më të frikshëm bëhe...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur pasd...
Në një kohë kur shteti shqiptar në këto 30 vite e ka të vë...
Kryeministri Edi Rama do të presë nësër në një takim k...
Presidenti Ilir Meta, është i ftuar pasditen e sotme n...
Një delegacion i Komisionit për Çështjet Ligjore, Admi...
Partia Demokratike ka ngritur alarmin për shpopullimin...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se ajo që e b...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar Bujar ...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ishte paralajmëruar, një ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuz...
Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka thotë ...
Analisti Lutfi Dervishi, tha se në lëvizjet e socialis...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka risjell në ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar takimin e...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka treguar formulën se...
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi, ka dek...
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për r...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...