LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sulmon marrëveshjen Berisha-Meta/ Aleancë rublash që synon pushtet me dhunë

31 Tetor 2022, 20:11, Politikë CNA
Rama sulmon marrëveshjen Berisha-Meta/ Aleancë rublash që synon
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lidhjen e aleancës mes Sali Berishës dhe Ilir Metës gjatë një takimi me qytetarët e Kolonjës.

Rama sulmoi aleancën Berisha-Meta, për të cilën tha se është në shërbim të parave ruse.

Sipas tij, ky koalicion synon krijimin e një konflikti social për të ndryshuar pushtetin jo me votë, por me dhunë, me presion, me detyrim të ndryshimit të rregullave dhe qeverisë në tavolinë.

“Situata nuk është e lehtë, ne e dimë shumë mirë dhe po ashtu ne dimë shumë mirë atë që kemi kohë që e dimë, por që shumëkush nuk e besonte. Që kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse. Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë më parë që PD u financua nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se s’ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të televizioneve së bashku me ata që i morën ato para thanë që kjo është një sajesë e Ramës dhe e Sorosit. Po ç’na doli? Na doli nga raporti i CIA se PD mori para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet.

Por për çfarë arsye Rusia mund të financojë PD? Janë të mirëkuptueshme për të njëjtat arsye që sot ata, se tani nuk flasim për PD se nuk dimë ç’është, po një gjë është e sigurt se ajo aleanca për të cilën deri dje mua më thoshin po cke me ata, njëri një plak në pension, tjetri është në presidencë, pse i thua Lulit  ndahu nga ata të dy…ja pra që dhe këtu nuk ka qenë e thjeshtë. Ajo është një aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua edhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë, me presion, me detyrim të ndryshimit të rregullave dhe qeverise në tavolinë”, theksoi kryeministri./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga