LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimet qesharake/ Grupi i përçarësve kërkon t’i heqë kompetencat KAS-it

31 Tetor 2022, 18:10, Politikë CNA
Propozimet qesharake/ Grupi i përçarësve kërkon t’i
Deputeti Enkelejd Alibeaj, drejtues i grupit të përçarsve

Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt i ka dërguar Kuvendit një propozim për shqyrtim dhe miratim të disa ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

CNA.al ka evidentuar disa problematika në ndryshimet e kërkuara nga grupi i përçarësve, që duket se po tentojnë të nxjerrin jashtë funksionit KAS-in (Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve).

Disa prej ndryshimeve që ata kërkojnë janë në kompetencë të KAS për t’i shqyrtuar nëse ka shkelje apo jo.

Alibeaj e të tijët mendojnë se fitojnë zgjedhjet po iku KAS?

Me gjendjen e Partisë Demokratike dhe bandën e përçarësve nuk ka KAS që ju bën derman.

Pikat në të cilat CNA.al ka evidentuar problematika:

Neni 2, pika 2

Marrëdhëniet e subjekteve zgjedhore me operatorët radiotelevizivë dhe platformave elektronike për transmetimin e veprimtarive të fushatës, mesazheve apo reklamave zgjedhore të subjektit u nënshtrohen rregullave, kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 2, pika 6

6. Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në personat juridikë publikë.

Neni 2, pika 9

9. Subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve u ndalohet të organizojnë ose të marrin pjesë, kryejnë apo mbulojnë shpenzimet vetë ose nëpërmjet të tretëve për koncerte, shfaqe kulturore argëtuese apo veprimtari bamirësie, pavarësisht nëse ato mbahen përgjatë ose në lidhje me tubimet elektorale, apo zhvillohen si veprimtari fushate ose jashtë saj.

Neni 2, pika 11

11. Subjektet zgjedhore kanë të drejtë të hapin zyra zgjedhore jo më herët se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Numri i zyrave elektorale nuk mund të jetë më i madh se një zyrë për njësi administrative.

Neni 7, pika 2

Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime të zgjedhore, si dhe përdorimi brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.  Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim.

Neni 7, pika 3 dhe 4

Nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në personat juridikë publikë, të përmendur në pikën 1 të këtij neni, me përjashtim të rasteve të përligjura. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara caktimit të datës së zgjedhjeve nga personat juridikë publikë në përmbushje të misionit të tyre. Në këtë rast, personi juridik publik duhet të njoftojë KQZ-në me shkrim brenda një afati 5-ditor nga data e kryerjes së emërimit, pushimit, lirimit apo transferimit. Njoftimi duhet të përmbajë në mënyrë të arsyetuar shkaqet e përligjura.

3/1. Nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndalohet kryerje e proçedurave të Prokurimeve Publike të çdo natyre përveç atyre me rëndësi jetike . Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Ministria e Financave në asnë rast nuk mund të bëjnë pagesa për kontrata publike të lidhura pas datës së nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve.Në rast të shkeljes së kësaj dispozite titullari mba përgjegjësi penale sipas përcaktimeve të Nenit 248 të Kodit Penal te Republikës së Shqipërisë.

4. Nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ose deri në betimin e kryetarit të Bashkisë, sipas rastit, pas zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

5. Në përputhje me ndalimet e parashikuara në këtë nen, Komisioni Rregullator, me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nxjerr një udhëzim të hollësishëm për të përcaktuar përdorimin e burimeve publike dhe rastet e ndalimit.

Neni 8, pika 1, 1.1 dhe 2

1. Personat juridikë publikë janë të detyruar të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve. Konsiderohen veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut ose të medias ose të pasqyruara në platformat elekronike. 

1.1 Personat juridikë publikë janë të detyruar të raportojnë në KQZ brenda 10 ditëve nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve organigramën, buxhetin e miratuar dhe kontratat publike në fuqi.

2. Raportimi është përgjegjësi personale e personit përgjegjës për drejtimin administrativ të personit juridik publik. Raportimi duhet të kryhet jo më vonë 10 ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.

Pika 4, 5, 6, 7, 8.

Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ-ja” në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takon veprimtarisë. Shënimi “Ndaluar nga KQZ-ja” vendoset jo më vonë se pesë ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.

5.Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të publikohen në media ose platformat elektronike. Publikimi i tyre në kundërshtim me këtë pikë ngarkon me përgjegjësi personin që realizon publikimin.

6. Mosraportimi i veprimtarive me karakter publik të personave juridik publikë ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja, ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të personit juridik publik kur ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite. 

7. Rregullat e detajuara për raportimin e veprimtarive publike, ndalimin e veprimtarive që përbëjnë keqpërdorim të burimeve shtetërore, përcaktohen me vendim të Komisionit Rregullator, me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

8. Masat administrative për shkeljen e dispozitave të këtij neni vendosen nga Komisioneri, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, i cili e gjobit shkelësit nga 500,000 lekë deri në  1,000,000 lekë në varësi të shkeljes së kryer. Vendimi i Komisionerit përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Neni 9, pika 1 dhe 2

Jo më vonë se 10 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, KQZ-ja cakton një numër të mjaftueshëm personash për të monitoruar përmbushjen nga subjektet zgjedhore të detyrimeve në lidhje me financimin e fushatës dhe detyrimeve të tjera sipas këtij kreu.

2. Komisioni Rregullator, me propozim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, miraton me udhëzim kriteret për përzgjedhjen e monitoruesve dhe objektin e monitorimit. Monitorimi nënkupton verifikimin e përmbushjes së detyrimeve sipas këtij ligji të personave juridikë publikë, subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga