LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk rrëzohet Rama me aleancën e qelbësirave”/ Deputeti përçarës, nën hijen e Bashës

30 Tetor 2022, 11:35, Politikë CNA

“Nuk rrëzohet Rama me aleancën e qelbësirave”/

Deputeti Kreshnik Çollaku nga grupi i përçarësve është shprehur kundër aleancës së PD-së zyrtare me Ilir Metën e PL-së.

Sipas tij aleanca duhet me shumicën e vërtetë që janë qytetarët dhe jo me të ngjashmit e kryeministrit Edi Rama.

“Opozita për të rrëzuar Ramën nuk duhet të bëjë gabimin fatal të kërkojë të ngjashmit e Ramës në krah të kundërt.

Opozita nuk ka nevojë të ndërtojë një 'aleancë qelbësirash' blu, njëjtë me Ramën në 2013.

Oligarkët që paguajne në dy krahët, politikanë të korruptuar e fryrë me pasuri e pushtet, huliganë të paguar, fanatikë të manipuluar... të gjithë bashkë, nuk janë përgjigje e zgjidhje për të përmbysur një regjim.

Kjo është të prodhosh modelin e Ramës në krah të kundërt.

Sado me zhurmë kjo mënyrë veçse rrudh opozitën, mban larg ata që në fakt përcaktojnë fitoren opozitare... qytetarët normal që refuzojnë Ramën dhe modelet e tij”, shkruan Çollaku në rrjete sociale.

Sipas tij, Ramën e rrëzon jo i ngjashmi, por modeli i kundërt me të.

Por, Çollaku nuk thotë se kush është modeli i kundërt me Ramën.

Ndoshta e ka fjalën për Lulzim Bashën, që i la 9 vite, përfshirë këtë mandate në opozitë.

“Një model jo si 'aleancë qelbesirash'…por në aleancë me ata qytetarët normal të këtij vendi, që në fakt janë shumica e vërtetë”, shkruan më tej Çollaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga