
Gazetari Ermal Mulosmani ka analizuar profilet e kryeministrit Edi Rama, që nga përfshirja e tij në politikë e deri në ditët e sotme.
Mulosmani kujton profilin e nënshtruar të Ramës dhe fjalimin e tij kur u prezantua si Ministër Kulture dhe u shfaq nëpër korridoret e ministrisë me të dashurën gjermane të asaj kohe.
Shoqërimin nga e dashura që sillej pa bërë asgjë në ministri, ai e përshkruan si telashine parë të kreut aktual të qeverisë.
Gjithashtu, gazetari ndalet edhe tek raportet e Ramës me kryesministrin e asaj kohe Fatos Nano dhe rënien e këtij të fundit nga pushteti me vrasjen e Azem Hajdarit.
Mulosmani kujton se si Rama shfrytëzoi me dinakëri situatën kur kryeministër ishte Pandeli Majko, që sipas tij i dha pushtetin e shpejtë.
Shkrimi i plotë:
Edi Rama në tre kohë
I nënshtruar
Një profil i Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë ka qenë një joshje e kahershme imja. Por, për sa kohë njohjet me të kanë qenë të tërthorta dhe ndërthurura me njerëz të tjerë, shumë më afer tij sesa unë, kam qenë hezitues. Për të qenë korrekt me ata njerëz do përpiqem t’i lë të mjegullt në këtë rrëfim.
Ramën e kam njohur shumë kohë përpara se ta takoja fizikisht. E njihja si djalin e Kristaq Ramës, skulptorit socialist të veprave monumentale. Por edhe si basketbollistin e Dinamos dhe të ekipit kombëtar.
Deri sa erdhi fillimi i viteve ’90 dhe, bashkë me të, edhe adhurimi kombëtar ndaj “heronjve të demokracisë”. Urrejtja shumëvjeçare për shtypjen dhe varfërinë ku na katandisën pushtetarët paraardhës ishte arsyeja kryesore pse i pranonim pa kushte të rinjtë. Plus entuziasmin bosh e kishim karakteristik si popull (siç thotë edhe Rama në pamfletet e tij). Pranonim gjithfarë figure që dilte në tribunë dhe shante ata, të tjerët, të vjetrit. Pak rëndësi kishte se çfarë përfaqëonte folësi në vetvete. Ne kishim nevojë të lëshonim gojën, të ndienim fllad lirie mes asaj skllavërie mbytëse.
Për herë të parë e kam parë Ramën ato ditë Dhjetori, nuk e di se në cilin nga mitingjet e shumta. Mbaj mend se foli për Kasem Trebeshinën dhe lirimin e të burgosurve politikë. Kishte një përçmim të dukshëm për drejtuesit e Lëvizjes, për meritat e tyre e njëkohësisht ambicie të pafshehur për të qenë ai në krye të saj.
Në rrjedhën e kohës dhe luftën e bërrylave, Rama e humbi protagonizmin. Kundërshtarët e tij u shpallën fitimtarë.
Por hesapet nuk ishin larë përfundimisht.
Në faqet e të përditshmes më të madhe shqiptare, “Koha Jonë”, Edi Rama i zemëruar me “padrejtësinë” që historia po i bënte atij, u lëshua me shkrime fshikulluese, plot figuracion letrar e kolor gjuhësor, por njëkohësisht edhe ambicie të lartë politike. Pre e shkulmeve të tij ishin ata që, në bindjen e tij, i kishin zënë vendin. Shpesh pa u përmendur me emër, pasi kështu mendonte se u jepte vlerësim. Ja një nga konsideratat e tij për forcat politike të kohës në fund të vitit 96:
“Si Pozita, ashtu edhe Opozita në Shqipëri, janë dy struktura të ngritura në shpatullat e gjera të arketipit të Njeriut të Ri, këtij modeli të krijuar nga propaganda e shfrenuar komuniste, e cila u mbështet fuqimisht tek dobësitë e karakterit të shqiptarit dhe tek burimet e pashtershme të traditës së tij që ushqen Barbarinë, Totalitarizmin, Autoritarizmin apo thënë me një fjalë të vetme, Nënshtrimin ndaj Babës, duke frymëzuar kësisoj një servilizëm të përmasave të mëdha që nuk kufizohet vetëm brenda mureve të klanit familjar, por që kthehet në Apoteozë të Nënshtrimit kur është fjala për t’iu bindur të gjitha atyre forcave udhëheqëse autoktone apo të huaja, të cilat shfaqen në Majëmalin e Politikës Shqiptare me synimin për të përsëritur Projektin Rutinë të lënies së Shqipërisë në errësirë, edhe pse, meqë ra fjala, duhet pohuar këtu se asnjë forcë e huaj që pati rastin të sundonte shqiptarët nuk arriti asnjëherë t’i sjellë Shqipërisë aq dëme morale dhe materiale sa i sollën vetë udhëheqësit autoktonë. E thënë ndryshe, Politika Shqiptare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, po vjen e po plazmohet dita-ditës si një shartim i kulturës së moçme të primitivizimit me shpresën e papërmbajtur se Amerika do të ndërhyjë më në fund për ta zbritur Skënderbeun nga kali, e për t’ia besuar opozitës atë kalë të bekuar”.
Vini re përtej figuracionit letrar. Rama përmend dobësitë e karakterit të shqiptarit që propaganda komuniste i shfrytëzoi me dinakëri. Sipas Ramës ato janë adhurimi ndaj Totalitarizmit, Autoritarizmit dhe Nënshtrimi ndaj Babës. E kjo karakteristikë kombëtare jona- thotë Rama- kthehet në Apoteozë të Nënshtrimit kur bëhet fjalë për autoritetet shtetërore. Kjo konsideratë e tij sigurisht është shfrytëzuar me po aq dinakëri nga vetë Rama i sotëm.
Ndërkohë që, ligjërimi i tij përbuzës për Shqipërinë dhe banorët e saj arrin në një dimension edhe më tragjik në paragrafin tjetër. Me stilin e pamfletve koniciane ai shton:
“Shqipëria është një rrumpallhane që hipën e zbret në Malet e Gënjeshtrës, noton në Lumenjtë e Frikës, zdërhallen në Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin në Frëngjitë e Hakmarrjes, fluturojnë me Presh në Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten në Qyngjet e Injorancës, për tu shfaqur, befas, në Mullarët e Entuziasmit Pa Arsye, e kësisoj, vegjetojnë në zemër të Kontinentit të Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit”.
Retorika vazhdon, sigurisht, duke lëshuar të tjera shkrepëtima gjuhësore mbi bashkëkombasit e vet, që, të vetmen varkëz shpëtimi nga këneta e Errësirës ku llokoçitej, kishte këtë Fanar mendjendritur që ua përplaste të vërtetat në sy dhe kishte dijën sipërane për ta udhëhequr në betejën e madhe për Dritën!
**************
Ky ishte profili publik i Edi Ramës ditën kur u prezantua si Ministër Kulture dhe fillova ta njoh personalisht. Kur erdhi në Ministri, nëpër korridore rëndonte hija e tij edhe në mungesë. Një e kuqe e thellë gjaku, një ngjyrë sureale për institucione shteti, e ngjashme me muret e një SPA-je moderne, ngjyrosi korridoret e Ministrisë pak ditë pas mbërritjes së tij aty. Mbaj mend se atyre kohëve më erdhën disa miq. Kërkonin të ndërmjetësoja për një vizitë në Katin e Lartë vetëm për të parë muret e kuqe si një ekzibicionizëm artistik.
***************
Mbërritja e Ramës në Ministri shoqërohej me një shpurë njerëzish mes të cilëve edhe ish e dashura gjermane e atyre kohëve. Një vajzë e bukur që e adhuronte. E shkreta. Kishte ardhur për Ramën në Shqipëri por, tashmë, duhej të sillej nëpër Ministri pa ditur ç’të bënte në pritje të tij. Të gjithë dukeshin në hall me të. Duke filluar nga Rama… Ky ishte telashi i parë i Ministrit të ri prej të cilit u lirua shpejt. Pas ca kohësh nuk e pamë më...
Në Ministri filluan ndryshimet. Njerëz të rinj vinin çdo ditë, forma të reja komunikimi gjithashtu.
Në “nënkatet” e Ministrisë banonin “nënnjerëz” që duhej të ndriçoheshin nga llampadari i stërmadh që banonte në katin më të lartë.
Shkresat ktheheshin për grremçin e munguar të shkronjës “ç” apo pse mungonte apostrofi i formave të shkurtra. Shkresat shiheshin me zellin e një mësueseje skrupuloze gjuhe për gabimet ortografike dhe as nuk lexohej fare se ç’thoshin në përmbajtje…
Mëkatet gjuhësore u kthyen në makthin e hartuesve të shkresave. Nënshkrimi i shkresave që tallnin drejtuesit e institucioneve të varësisë ishte si një çekan mbi kokën e tyre. Dalngadalë ranë të gjithë….
Koha politike ishte krejtësisht në favor të Ramës. Në krye të Qeverisë kishte ardhur Fatos Nano, një njeri që sapo kishte dalë nga një burg disavjeçar i Berishës dhe pushteti i kishte ardhur si në përralla. Nano kishte namin e një liberali që shpërndante pushtet por, në fakt, e bënte këtë sepse i kishte shteruar çdo vullnet për punë dhe e shkonte kohën nëpër pijetore shokësh a salla kumari ku ngrysej e gdhihej duke lëshuar batuta bajate të një kohe të shkuar që gajasnin veç shoqëruesit servilë. Një portret shumë afër realitetit të Nanos jep vetë Rama te Kurbani kur thotë:
“Natyra e tij prej aventurieri gjysmë romantik e gjysmë marifetçi, i dashuruar me vetveten si pakkush, sa i zgjuar aq i palexuar, sa i vetësigurtë në shfaqje aq i lëkundur në brendi, sa veshëhapur për gjithçka aq edhe i zellshëm për të mos dëgjuar për asgjë serioze, sa i dhënë pas pushtetit të tij mbi të tjerët aq edhe i papërgjegjshëm në shpërdorimin e pushtetit të marrë nga të tjerët”
“Je si një fëmijë që, kur pushtetin e sheh si një lodër në dorën e të tjerëve, çmend dynjanë me kujën tëndë, derisa e merr lodrën, por, me ta marrë, ulesh përtokë dhe e zbërthen çika çika, deri sa s’të mbetet asgjë në dorë”.
Raporti i Nanos me Ramën ministër zgjati pak, punë muajsh. Do të rikthehej më vonë, plot tallaze, por të rrimë pak këtu…
*********
Vrasja e Azem Hajdarit dhe rënia e Qeverisë Nano 1 pati një ndikim të jashtëzakonshëm në raportin e Edi Ramës me pushtetin. Befas, ai pa që një kalama patetik, një klloun politik si Pandi Majko, të gdhihet Kryeministër i Shqipërisë si një kompromis që nuk kërcënonte askënd! Kaq qesharak nuk e kishte menduar as në zdërhalljet e tij imagjinare të kohëve të ekstravagancës! Si mundet një axhami pa mbushur të tridhjetat, që nuk kishte bërë asnjë punë në jetën e tij apo lexuar ndonjë libër për të qenë, të ulet befas në karriken e Kryeministrit?! Çfarë vendi qesharak është ky? Si mundet Ai vetë, të jetë vartës i një kllouni si Majko?!
Mund të them se të gjitha këtyre dilemave Rama iu përgjigj siç nuk do ta kisha menduar kurrë! Ai u kthye në një Demkë që shkruante fjalimet dhe kartolinat e shokut ZyloMajko! Ai pa në epërsinë e tij të gjithanshme ndaj Majkoziut një trampolinë pushteti të shpejtë. Ai shfrytëzoi me mjaft dinakëri injorancën dhe naivitetin fëmijënor të shefave të tij postadoleshentë për të afirmuar veten.
Udhëheqësit ish komunistë kishin përzgjedhur axhaminjtë për të bërë gjasme ndarjen me të kaluarën. Por bashkë me ta kishin zgjedhur edhe një kafshë politike që do t’i hante një nga një e pa pikën e hezitimit, të gjithë ushqyesit e tij me pushtet. Të gjithë e mbajmë mend atë videon e një vakie ngushëllimi, ku shkojnë për qokë Meta Rama dhe Kiço Blushi. Qytetari e pyet Ramën “Nga të kemi” por përgjigjen e jep Meta: “As vetë ai nuk e di” – dhe lëshohet në një gajasje sa zhurmëmadhe aq edhe të pakuptimtë! Të tilla poshtërime publike ishin haraçi që di duhej paguar por u shënuan në defterin e llogarive. Do të vinte edhe koha e tyre….
I pari e pësoi ai që e solli nga Parisi dhe e bëri ministër. Mirënjohja është ves i të dobtëve, ajo është dëshmitarja e heshtur e kohëve të vështira ndaj duhet flijuar pa mëshirë!
Majkon e mbajti afër për ta tallur publikisht sipas orekseve të tij perverse me emërime të parëndësishme ku spikati një si biçim Ministri i Bashkatdhetarëve apo ta emërojë të 20-tin në listën e kandidatëve për deputetë të Tiranës. Demka iu hakmor Zylos duke ia shpalosur në publik, sa herë që i binte rastin, naivitetin, budallallëkun prek kllouni që qesh pa arsye edhe kur objekt i talljes është vetë ai. Ndoshta ishte edhe një përpjekje e suksesshme për të bërë diferencat mes epokave…Në 2005-ën hyjmë në kohën e dytë të Ramës.
Atë pak më vonë…/ B.A. - CNA.al
Gazetari Ermal Mulosmani ka analizuar profilin dhe qëndrim...
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar ashpër ndaj kryeminis...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e Partisë ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë ...
Partia Demokratike ka njoftuar një ditë më parë datën e pr...
Vendimi i ERE-s, për rritjen e çmimit të energjisë, është ...
50 udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me çarter dhe jo vet...
Kryeministri Edi Rama u është kundëpërgjigjur akuzave të k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryemi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se udhëtime...
Një ditë pasi njoftoi për protestën kombëtare dhe nënshkro...
Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur fushatën në Bulqizë,...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit po...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka quajtur pemë...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur për p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë si i ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka sul...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina T...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...