Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka quajtur pemë pa kokrra ata që thonë se Sali Berisha po përdor PD për shkak se u shpall "non grata".
Manjani ka analizuar këtë çështje duke shtruar pyetjen se a është "non grata" e Berishës çështje personale?
“Modernët politikë, d.m.th. pemët pa kokrra që ushqehen për vete me kokrrat e pushtetit, përpiqen të argumentojnë se Berisha e do PD për t'u mbrojtur personalisht nga sulmi politik i SHBA.
Në fakt Berisha vetë e ka ushqyer këtë tezë duke krijuar distancë të tij nga PD, kur vendosi të padisë zotin Blinken. E konsideroi dhe e mori si sfidë personale këtë gjë. Gabim i madh!
Por a është një çështje e tillë personale?!
Ndalimi i hyrjes së tij në SHBA nuk erdhi si pasojë e ndonjë agresioni personal ndaj Amerikës. As Berisha dhe asnjë nga familja Berisha nuk u kap duke vjedhur në Amerikë, duke dhunuar një ligj amerikan apo qoftë edhe duke kundërshtuar politikën Amerikane.
Atëhere, përse iu ndalua hyrja, dmth përse shpallet nongrata?!”, shkruan Manjani në rrjete sociale.
Sipas tij, qartësisht, po kristal e qartë, shpallja e tij nongrata ka të bëjë me rolin politik të tij në Republikën e Shqipërisë.
“Sali Berisha (unë vetë skam lënë llaf pa i thënë) është një politikan me ndikim në jetën politike në vend. Pavarësisht posteve politike apo ekzekutive, qënies në pozitë apo opozitë, ai kishte dhe ende ka rol në jetën politike. Na pëlqen apo jo është çështje tjetër, por fakti duhet pranuar siç është.
Po atëhere ç'lidhje ka nongrata Amerikane?!
Është ndërhyrje e pastër politike në politikën e brendshme shqiptare.
Qëllimi është i qartë: dobësim i autoritetit publik të Berishës në funksion të rritjes artificiale të autoritetit publik të Ramës.
Përse e bën politika Amerikane këtë? Sdi ta them. As dua tja di përse në fakt.
Ajo që bën quhet ndërhyrje, në jetën politike të një vendi tjetër. Emër tjetër kjo nuk ka.
A bën mirë, apo bën keq edhe kjo është çështje tjetër, por që ndërhyn kjo është e qartë. Dhe që përcaktimi i Berishës nongrata është për motive politike Shqiptare kjo është e dukshme.
Natyrisht, është zhgënjyese për cilindo që ka patur një respekt apo vokacion Amerikan të shohë se si shteti më i madh politik i botës të katandiset në pislliqe të vogla të politikës së kënetës këtu. Por kështu është.
Tani, përse Berisha duhet ta ketë personale këtë betejë, kur sulmi nuk i bëhet për çështje personale por thjesht politike?!
Jo or jo, duhet të jemi të sinqertë dhe të ballafaqohemi me të vërtetën. Politika e një shteti tjetër ndërhyn dhe përpiqet të imponohet në politikën e vendit tonë. Kjo është çështja!
PD e para duhet të jetë me Berishën në betejën për këtë standard politik dhe, jonpër hallin e Berishës. Ky i fundit nuk ka asnjë hall”, shkruan më tej Manjani.
Sipas Manjanit, një politikë normale duhet të ishte në unisone Berishën,dmth jo me personin por me ndalimin e ndërhyrjes së huaj në jetën e brendshme.
“Pa dyshim që kjo është çështje politike, kryepolitike madje!
Sot luajnë me Berishën, nesër me një tjetër, edhe me vetë Ramën i cili sot duket sikur përfiton. Por kjo nuk quhet politike! Aq më tepër një politikë që pranon të diktohet nga cilido zyrtar i huaj dhe nuk pranon të japë llogari para popullit të vet që e voton në fund të fundit.
Këtu është edhe fillesa e shkatërrimit demokratik të vendit.
Ndaj çështja Berisha është politike dhe meriton mbështetje politike.
Politika që luan me nongratëlliqe nuk ka lidhje me çështjet e Shqipërisë dhe nuk e meriton votën e shqiptarëve.
Dy sqarime të domosdoshme:
Kjo llogjikë nuk vlen për trushpërlarët që mendojnë se politika dhe diplomacia Amerikane do luftojnë korrupsionin në "qendren e botës", pra Shqipëri.
Të mos pranosh ndërhyrjen politike të një politike të caktuar Amerikane, nuk do të thotë se je anti-amerikë. Politika edhe atje ndryshon si kudo. Por politika e (Esko)+Barit në Shqipëri është fyerje e madhe”, përfundon reagimin Manjani./CNA.al
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur për p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë si i ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka sul...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina T...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur ak...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet ven...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pran...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pyetur ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi është gati të përbal...
Partia Demokratike ka publikuar udhëzimin për procesin...
Deputeti Belind Këlliçi ka konfirmuar se do të hyjë në...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Ish koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Ervin Salianji lulëzoi nën hijen e Luli Bashës. Luli B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryet...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me rri...
Kryeministri Edi Rama ka folur për samitin e BE-së me ...
Kryeministri Edi Rama foli për çmimin e energjisë elek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...