LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse e meriton Veliaj t’i urosh gëzuar 1 prillin?

1 Prill 2023, 18:00, Opinione Hysni Gurra

Pse e meriton Veliaj t’i urosh gëzuar 1 prillin?
Gënjeshtra/mashtrimi është cilësia më e keqe e njeriut, por ndodh që një kategori njerëzore, politikanët, gënjejnë e mashtrojnë.

Ndahen dy kategori edhe këta- ata që mashtrojnë të shtrëguar nga rrethanat (nuk justifikohen) dhe ata që mashtrojnë për qef, të pa shtrënguar nga asnjë rrethanë. Këta që gënjejnë për qef, këta janë të rrezikshëm.

Në vitin 2019 Erion Veliaj kandidoi për mandatin e dytë në Bashkinë Tiranë me veten e tij, nuk pati asnjë kundërshtar.

Pra, nuk qe i shtrënguar të bënte premtime se ishte fitues. Nuk duhej të bënte sidomos duke ditur që s’kishte mbajtur asnjë premtim të 2015.
Mirëpo ai që është mësuar të gënjejë nuk i rrihet, shpik fabulën për të gënjyer nga hiçi, pa ia kërkuar kush.

Këtë bëri Veliaj në 2019. Premtoi (gënjeu) çmendurira.
Përshembull:

1-Do të kryhet normalizimi i trafikut dhe përcaktimi i zonave me trafik të kufizuar me qëllim reduktimin e ndotjes.
GËNJESHTËR

2-Do të kryhet nxitje e përdorimit të transportit publik përmes përmirësimit të standardeve të shërbimit.
GËNJESHTËR

3-Do të kryhet zbatimi me rreptësi i orareve kufizuese të qarkullimit brenda unazës për mjetet e tonazhit të rëndë.
GËNJESHTËR

4-Do të kryhet pajisja me ndriçim e të gjitha rrugëve të Tiranës duke përdorur teknologji të reja dhe efikase në përputhje me standardet europiane. GËNJESHTËR (hyrja juglindore më shumë nuk ka sesa ka ndriçim, rrugica e lagjeve zero).

5-Do të kryhet rehabilitimi i të gjitha rrugëve të degraduara.
GËNJESHTËR (po nxiton me asfalt elektoral 1 muaj para zgjedhjeve).

6-Do të ndërhyet për vënien në funksion të plotë të sistemit të kanalizimeve në territorin e bashkisë për të shmangur situatat e përmbytjeve. GËNJESHTËR (10min shi përmbytje)

7-Do të kryhet rikthim në shërbim të qytetarëve i çdo metri katror hapësire publike të zënë në mënyrë të paligjshme
GËNJESHTËR (kudo ku ka një m2 të lirë ngulet një kullë).

8-Do të kryhet vlerësim i rrjetit rrugor ekzistues dhe investime për integrimin e zonave periurbane dhe rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës.
-Do të zbatohet programi për kompletimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor që lidh zonat urbane me zonat rurale të Bashkisë së Tiranës
GËNJESHTËR

9-Do të kryhet rikonceptim i rrjetit të transportit publik duke konsoliduar e ndërlidhur 10 linjat ekzistuese urbane dhe 9 linjat komunale me qëllim rritjen e efiçencës dhe efikasitetit për të gjithë banorët e Tiranës.
GËNJESHTËR

10-Do të përfundohet Unaza e Madhe e Tiranës
GËNJESHTËR (këtu ka gënjyer dy herë sepse unazën e bën qeveria, jo bashkia)

11- Nuk do të ketë më leje ndërtimi te Diga e Liqenit.
GËNJESHTËR

12-Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të ndërtohet një qendër shëndetësore në Yzberisht.
GËNJESHTËR

13-Do të vendosen linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike më strategjike.
GËNJESHTËR

-Janë shumë, ka gënjyer aq shumë në 2019, pa qenë i shtrënguar nga asnjë rrethanë, sa është për t’u habitur.

19:47 Opinione Ermal Mulosmani

Komedia e zezë e PD-së

Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...

Lajmet e fundit nga