Arti ''modern'' i Edi Ramës dhe realiteti i shqiptarëve të humbur
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...

Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët ndër popujt e palumtur. Ky është përfundimi i një ankete që organizohet çdo vit.
Po të analizosh me vëmendje kriteret e përdorura duhet të ishte e kundërta.
Si mund të jenë të lumtur finlandezët në një vend kur nuk ndodh asgjë, jeta është monotone, koha gri dhe…Zot na ruaj, ka gjithmonë stabilitet politik?
Si mund të jesh i lumtur në një vend ku konsiderohet skandal ardhja me vonesë e trenit 1 minutë dhe ky fakt ushqen gazetarinë investigative me javë dhe muaj të tërë?
Kjo është më shumë se për të qeshur. Çfarë duhet themi ne që… nuk kemi tren fare?
Si mund të jenë të lumtur finlandezët që kalojnë gjysmën e kohës në natyrë? Po ku ka më mirë se të kalosh gjysmën e kohës në kafe si ne shqiptarët?
A është arsye të jesh i lumtur se pse ke shërbim shëndetësor të mirë dhe falas, arsim të mirë dhe falas në të gjitha nivelet, ujë të pijshëm 24 orë, transport publik? Po si mund të jetosh i lumtur kur njeriu i ka të gjitha dhe të gjitha në cilësi të mirë? E ka treguar historia jonë dhe e vendeve të tjera se ai që i ka të gjitha bëhet dembel. Dembelizmi të çon në pesimizëm, pesimizmi në depresion dhe depresioni në rritje të numrit të vetëvrasjeve. Po flasim me fakte. Kush ka më shumë vetëvrasje, Finlanda apo Shqipëria?
Po pse nuk i ka mundësitë Shqipëria që të ketë arsim falas, shëndetësi falas, transport publik falas? I ka, por pikërisht për ta bërë jetën më sfiduese dhe interesante- ka kaluar në modelin, falas, por që kushtojnë pak.
“Finlandezët punojnë më pak, dhe pushojnë më shumë”. - po të ishte për këtë kriter, ne duhet të kishim zënë vendin e parë në renditje, duhet të kishte 50 vende bosh dhe pastaj të vinte Finlanda.
Një nga arsyet që finlandezët janë shumë të lumtur është se Finlanda ka shumë pyje dhe liqene. Arsye është kjo? Edhe ne kemi pyll orbital, por nuk jemi mburravecë që e përflasin poshtë e përpjetë.
Shqipëria ka plazhe të mrekullueshme, liqene magjike, male madhështore, histori mijëravjeçare, ka stabilitet politik më të fortë se Finlanda se kemi 10 vjet e kusur që nuk e ndërrojmë qeverinë, dhe është e vështirë të kapërdihet fakti që ne nuk jemi më të lumtur.
Megjithatë, ne lipset të gjykojmë mbi raportet ndërkombëtare dhe duhet të pranojmë që shqiptarët janë gjithnjë e më pak të lumtur, por jo për arsye të brendshme.
Po të ishte zgjidhur problemi i ngrohjes globale, pandemisë, terrorizmit, luftës në Ukrainë, emigrantëve që kalojnë La Manshin në Britani, kriza Indi-Pakistan, demokracia në Maynmar, lufta civile në Siri, konflikti Palestinë-Izrael, dhuna në Etiopi, demokracia në Afganistan dhe Irak a nuk do të ishin shqiptarët më të lumtur? Sigurisht që po, por ngaqë ne mendojnë për të tjerët, ndaj edhe vuajmë për të tjerët. Kaq është e gjitha.
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Gazetari i njohur Hysni Gurra është shprehur se nga sonadazh...
Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Al...
Çdo fillimviti gjysma e shqiptarëve që jetojnë në zona...
Ka qenë viti 2003. Punoja si gazetar në “Gazetën e Athinës...
Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...
Le të regjistrohen ku të duan. Le të kenë vula e logo ...
Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qeshar...
Intelektualët e majtë, ato pak figura publike që mendo...
A imagjinoni dot se çfarë do të kishte ndodhur në këtë...
Thonë se në diku nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (Gush...
Teksa imagjinata e opinionit publik bombardohej me lodra s...
Z.Gurra kemi nderin t’ju propozojmë për kandidat. Kush më...
Atë që të rinjtë shqiptarë mund ta shohin sot vetëm në...
Sot, në këtë vend, gjithçka mund të ndodhë! Jemi mësuar m...
Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ...
Imagjino çfarë do të ishte shkruar dhe çfarë do të kishte ...
Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë...
Personi me maskë që shihni në foto, është Endrit Yzeir...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...