Nga Erion Dasho/ Kongresi i 50 mijë lekëshit
Atë që të rinjtë shqiptarë mund ta shohin sot vetëm në...

Z.Gurra kemi nderin t’ju propozojmë për kandidat.
Kush më mirë se ju do t’i shërbente këtij qyteti që ka humbur busullën në labirinthet e betonit e pisllëkut…
Mesazhi mbyllej: Ju presim në orën 07:59 pranë zyrave tona- Me nderime shefi i koalicionit ABEOK, z. Selami Jenishehri.
Shoh orën, 7:30. U vesha shpejt e shpejt, dola vrull për te selia e koalicionit.
Afër zyrave një turmë e harbuar brohoriste emrin tim. Dikush i drejtohej turmës me britma që të përqafonte kandidatin (mua). Unë s’kisha rrugë tjetër veç t’i dorëzohesha vullnetit të harbuar të turmës. Ishte hera e parë që përballesha me një harbim e admirim të tillë.
Aty për aty, mes një admirimi të harbuar, të cilin e zbulon krejt papritur, fillon sendërtohet një ambicie e përgjumur. Ndoshta kishte qenë aty gjithmonë, e kishin parë të gjithë, veç unë jo.
Simpatizantët bënin gjithë ato nderime, njerëz të famshëm që uronin krejt papritur, sidomos shefi i ABEOK.
Po shijoja ëndjen e të shkëlqyerit, m’u mbush mendja t’i shërbeja një gjinie të re, politikës, si kandidat, kandidat për i parë i qytetit.
Pa pritur më fringëlliu një mendim; a i kam vërtetë këto cilësi të cilat m’i evidentoi papritur shefi sqimëmadh i partisë, z. Selami(?).
U futa të shoh rrjetet sociale dhe mediat për të vërtetuar.
Fama ishte bërë virale; armik i despotizmti, i etur për liri, i djegur për t’i shërbyer popullit…i armatosur me dije politike, letrare, filozofike, orator hazërxhevap…ishin kryetituj të statuseve në rrjet e media.
U mallëngjeva, fillova të qaj, më kapi një inat i papërshkrueshëm- si është e mundur që nuk më kanë vlerësuar deri tani?!
Më erdhi inat, më kishin shfrytëzuar gjithë jetën talentin falas. M'u kujtua inati që pati përfshirë filozofin e njohur, Volter, të cilit ia shfrytëzonte kapacitetin e jashtëzakonshëm mbreti Frederik, nuk ia dinte as për nder, e tallte në sallonet aristokratike.
“Mos ia vini re, portokallin e shtrydhim, i pimë lëngun dhe e lëkurën e hedhim përtokë”, - tallej Frederiku me Volterin.
Idhnak siç ishte Volteri, fiks si unë tani, kur e patën pyetur se me ç’punë merrej, qe përgjigjur: “Po laj këmishët e palara të mbretit”. E kishte fjalën për prodhimtarinë intelektuale të Frederikut, të cilën ia sistemonte vetë Volteri.
E kisha dashur gjithë jetën lirinë, dëshirën për të kontribuar si i pari, nuk isha vlerësuar…erdhi dita- po vlerësohesha. Nuk më ndalonin lotët, e qara u bë ngashëryese dhe e zëshme…
Babi, babi…çohu se do ikim te lodrat, ora 10, çohu babi…më zgjoi vajza 5 vjeçe.
Atë që të rinjtë shqiptarë mund ta shohin sot vetëm në...
Sot, në këtë vend, gjithçka mund të ndodhë! Jemi mësuar m...
Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ...
Imagjino çfarë do të ishte shkruar dhe çfarë do të kishte ...
Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë...
Personi me maskë që shihni në foto, është Endrit Yzeir...
Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...
Tani t’i mbushim mendjen Bashës Edhe Komisioneri për zgje...
Negociatat e 27 shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ...
Disa nga miqtë këtu në Facebook, sidomos ata që më njohin ...
Është bërë zakon që çdo 7 mars mijëra mësues të marrin...
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...
Zotërinj demokratë, mjaft u hallakatët lartë e poshtë duke...
Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz...
Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk h...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...