Një kartolinë e munguar për të (pa)aftët!
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...

Është bërë zakon që çdo 7 mars mijëra mësues të marrin urime nga nxënësit, ish- nxënësit, kolegët, prindërit e ish- prindërit.
Është kthyer në traditë që 7 marsi të festohet, jo si festa e Mësonjëtores, shkollës së parë shqipe, por edhe si dita për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm.
Personalisht për mua, megjithëse jam mësues dhe vij nga një familje, ku jo vetëm prindërit, por edhe xhaxhallarët, hallat, tezet e të afërm të tjerë kanë qenë e janë me profesion mësues, kjo nuk duhet të ishte ditë feste, por ditë PROTESTE!
Proteste, për gjendjen, në të cilën është katandisur shkolla dhe figura e mësuesit!
Por ajo që më dhemb në çdo 7 mars, ajo që më fyen çdo 7 Mars, është denigrimi që u bëhet mësuesve nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me shkollën, që nuk e njohin profesionin e vështirë e fisnik të mësuesit; por sidomos nga filozofët moralistë të rrjeteve sociale, të cilët kanë edhe për këtë ditë, ashtu siç kanë nga një opinion për ndërzimin e lopëve, farëzimin artificial, për politikën, shoqërinë, muzikën e Big Brother-in.
Dhe zakonisht mendimet e tyre, nuk janë mendime, por anatemime, denigrime të figurës së mësuesit, sidomos publikimi i disa fotove, videove të mësuesve me lule në dorë.
Madje ka edhe emisione të veçanta ku gazetarë shkojnë nëpër dyqane dhe pyesin se sa përqind u rrit shitja e unazave, vathëve, orave, kremërave, buzëkuqeve, intimeve të shtrenjta, celularëve, apo ku di unë se çfarë...
Gjithçka nis, besoj nga urrejtja (ndoshta fjalë e rëndë, kjo, ndoshta edhe jo e saktë) për figurën e mësuesit.
Shohin me xhelozi e komentojnë lulet, dhuratat e supozuara, ndonjë libër, duke harruar se pas çdo luleje, pas çdo “dhurate” qëndron një mësues i përkushtuar e punëtor, një fëmijë mirënjohës, një prind po aq mirënjohës.
Natyrisht, ka mësues të cilët abuzojnë me pozicionin e tyre. Por në cilin profesion në Shqipëri nuk ka të tillë?
Natyrisht që ka mësues, të cilët paturpësisht u kërkojnë dhurata, ndonjëherë edhe lekë nxënësve. Dhe kjo nuk është e drejtë, madje e dënueshme.
Natyrisht që ka mësuese, të cilat shkojnë klasë më klasë dhe u thonë nxënësve se çfarë t’u blejnë kolegeve, të cilat kanë shoqe të ngushta.
Natyrisht ka edhe prindër, të cilët fusin lekë në zarf këtë datë për të blerë një notë më të lartë të fëmijës së tyre.
Natyrisht që ka edhe mësues, të cilët qëllimisht 7 marsin e kanë kthyer në zhvatje të familjeve të nxënësve, në emër të gjasme respektit!
Kjo është fyese, sepse tregon degradimin moral të shkollës dhe shoqërisë, tregon degradimin e figurës së mësuesit dhe shkatërrimin e nderit të tij profesional.
Është e pajustifikueshme!
Por ku nuk ka fenemone të tilla?
Mjekët mos janë më të ndershmit e botës?
Policët? Infermierët? Ushtarakët? Politikanët? Gazetarët? Socilogët? Filozofët?
Janë më të ndershëm këta?...
Unë jam vetë mësues dhe e kam parë kënaqësinë dhe lumturinë e vërtetë të atyre nxënësve, të cilët vijnë me gëzim dhe ashtu të lumtur e të gëzuar të dhurojnë një tufë me lule, apo një stilolaps të personalizuar.
Është emocionuese për çdo mësues, kur shikon se nxënësit, edhe pse nuk i ka në kujdestari e kujtojnë, duke hequr ndoshta edhe lekët që i marrin familjes për të blerë diçka për vete, duke i hequr ndoshta diçka edhe shtëpisë së tyre!
Dhe atëherë mësuesi e kupton se puna e tij ka dhënë vërtet frytet e duhura; se ata nxënës i meritojnë rrudhat apo thinjat që mësuesve u janë shtuar teksa shpjegonin, përgatiteshin, korrigjonin e kontrollonin për orë të tëra detyrat e punët e nxënësve.
Dhe atëherë kupton se mësuesit janë vërtetë “Heronjtë e përditshëm të dijes!”. Dhe se asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma, koha, pasioni dhe përkushtimi i tyre!
Natyrisht që ka mësues, të cilët me sjelljen e tyre në 7 mars, me dhuratat e imponuara i japin një grusht të fortë edukatës dhe qytetarisë.
Por unë kam një pyetje për të gjithë këta filozofët moralistë:
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën zërin kur parlamenti ynë voton çdo vit buxhetin më të ulët për arsimin?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën ndonjëherë zërin për pensionet qesharake të mësuesve?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën ndonjëherë zërin për pagat e ulëta të mësuesve?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën asnjëherë zërin kur mësuesit shfrytëzoheshin e keqpërdoreshin nga politika për të mbushur sallat e sheshet e mitingjeve dhe kërcënohesin me pagën në rast mospjesëmarrjeje?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën asnjëherë zërin për burokracinë e shtuar, e cila rëndon mbi mësuesit, duke i kthyer në kancelerë?
Ku ishin ata kur mësuesit në shkollat private deklarohen me pagën minimale, atë që merr një punëtor i pakualifikuar? Kur mësuesve në shkollat private ka vite që nuk u paguhen sigurimet dhe, megjithë denoncimet e tyre shteti nuk ndërhyn?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën asnjëherë për arsimin tonë të shklatërruar, cilësinë e mësimdhënies, shkollat pa ngrohje, shkollat e klasat e braktisura?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën asnjëherë kur mësuesit ishin të vetëm përpara presionit të shtetit, prindërve, nxënësve për notat?
Ku ishin ata dhe përse nuk e ngritën asnjëherë kur mësuesve ka kaq vite që u mohohet shpërblimi?
Ku ishin ata kur për mësuesi shkonin ata maturantë që mesataren e kishin 6- 6.5? Dhe këta nxënës me këtë mesatare, kur të dalin mësues duke blerë diplomën do të prodhojnë një produkt të kalbur, social, arsimor e njerëzor.
Ku ishin këta filozofët moralistë?
E pra, askund nuk ishin!
Nga kolltuku i zyrës apo divani i sallonit kollaj bëhet abstragimi filozofik, edhe filozofia; nxirren edhe përfundimet, shitet edhe mendja.
Përpara se të denigrojnë e anatemojnë mësuesit çdo 7 mars, mirë është që t’u përgjigjen pyetjeve të mësipërme.
Dhe të kujtojnë, nderojnë e përulen me veneracion përpara mësuesve për punën dhe kontributin e madh që kanë dhënë, po japin e do të japin, për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Sepse përpara mësuesve fjalët humbasin dhe varfërohen! Çdo thinjë e tyre, çdo rrudhë është mishërimi i urtësisë dhe fisnikërisë.
Çdo fjalë e vështrim i tyre është një mësim për nxënësit.
Edhe për filozofët moralistë!
Nëse themi arsimi është prioritet, ky prioritet nuk duhet të mbesë me fjalë apo me anatemim e denigrim të figurës së mësuesit...
P.s: Se harrova! Të nderuar filozofë moralistë! Meqë pas 7 marsit vjen 8 Marsi, mos harroni të abstragoni për femrat shqiptare, të cilat “harbohen” në klube striptizmi dhe harroni se si vriten e dhunohen ato çdo ditë!
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...
Zotërinj demokratë, mjaft u hallakatët lartë e poshtë duke...
Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz...
Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk h...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim:...
Edhe një ngjarje tjetër e rëndë u është shtuar kronikave t...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...