
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është akti më i ndyrë politiko-gjyqësor që ka ndodhur në 32 vite pluralizëm në Shqipëri.
Akt asgjesimi jo vetëm për opozitën por edhe për mijëra qytetar të tjerë pa parti, nuk e tepëroj të them edhe për mijëra qytetar të majtë të ndershëm që duan të largojnë Veliajn dhe gjithë kryebashkiakët e emëruar në votimet pa garë (2019).
Belindi është një djalë i ri që ka marrë nismën më të guximshme politike që mund të ndërmerrej nga një politikan në moshë të tij.

Është pozicionuar në anën e anëtarësisë së PD kur të tjerët kishin frikë.
Po hyn në një garë politike tejet të vështirë duke sakrifikuar rehatinë e tij personale, lënien e mandatit të deputetit.
Si Belindi janë edhe 60 kandidatët e tjerë në gjithë bashkitë e vendit.
Për këto dhe shumë arsye të tjera Këlliçi dhe kandidatët e tjerë, duhet të gjejnë 2-3 parti të vogla parlamentare dhe të regjistrojnë koalicion me logon e tyre.
Pakënaqësia që ka prodhuar tërheqja zvarrë e vendimit për logon dhe siglën e PD është e jashtëzakonshme.
Përpjekja e Ramës për të nxjerrë Këlliçin dhe gjithë kandidatët e primareve tregon frikën që e ka kallur atë.
Kjo përpjekje e tij tashmë është një Bumerang për të.
Ky bumerang, kjo pakënaqësi duhet kapitalizuar sa më shumë dhe sa më shpejt.
Mjafton të shohësh reagimet në rrjetet sociale, shkoni shihni komentet te postimi i Alibeajt fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën.
Mjafton të flasësh me njerëzit në rrugë dhe e kupton se vendimi i gjykatës për të mos lejuar PD të regjistrohet është një ortek pakënaqësie i jashtëzakonshëm.
Pyesni çdo jurist me kapacitet mesatar dhe e kuptoni se ai vendim është politik dhe jo vendim drejtësie.
Sado të duket se shqiptarët janë indiferentë, ata nuk janë të tillë.
Ata nuk pajtohen me një padrejtësi kaq të hapur.
Është e dukshme që shqiptarët nuk janë dakord me asgjesimin e pluralizmit.
Kur them të gjejnë 2-3 parti parlamentare nuk e kam fjalën për Partinë e Lirisë. PL është një parti që ka shprehur qartë mbështetjen për kandidatët e primareve (nënshkrimi i marrëveshjes Berisha-Meta) dhe synimin e saj për të punuar për këshillat bashkiake.
Në këtë kontekst, me një mbështetje të siguruar nga PL, Këlliçi dhe kandidatët e tjerë të primareve duhet të futen në këto zgjedhje me logo tjetër.
Zgjedhjet e 14 majit do të jenë gremina ku do të bjerë Rama, Veliaj & Co për gjithë maskarallëqet që kanë gatuar.
Asnjë kryetar aktual bashkie në gjithë Shqipërinë nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve, janë kryebashkiakë të emëruar jo të zgjedhur.
Zgjedhjet e 14 majit janë një betejë mes së mirës dhe së keqes. Qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë.
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim:...
Edhe një ngjarje tjetër e rëndë u është shtuar kronikave t...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...