E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Bruksel për firmosjen e Marrëveshjes franko-gjermane, marrëveshje bazë e BE-së për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë përfundoi me/pa sukses apo gota gjysmëbosh/plot. Në fakt, marrëveshja, për të cilën të dyja palët kanë deklaruar se e pranojnë, nuk u firmos.
Por në dallim nga takimet e tjera, në përfundim të këtij të fundit, pati vetëm akuza soft, të buta, midis palëve. Pra pas takimit tonet ishin të qeta, të përmbajtura dhe kjo ishte pozitive.
Kryeministri Kurti pas takimit deklaroi se të dyja palët u pajtuan me përmbajtjen e dokumentit të marrëveshjes dhe se ai ishte gati të firmoste marrëveshjen apo planin franko-gjerman, por presidenti Vuçiç nuk pranoi të firmosë.
Kurse presidenti Vuçiç deklaroi se Kryeministri Kurti nuk pranoi të flitet për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
U njoftua gjithashtu se takimi tjetër do mbahet në Bruksel gjysmën e dytë të marsit.
Marrveshja Kosovë-Serbi është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin tonë. Kjo marrëveshje nuk jep zgjidhje përfundimtare të problemeve midis dy vendeve të pavarura fqinje, por zbatimi i saj e bën atë marrëveshje win-win për palët, domethënë vërtet të dobishme për Kosovën, Serbinë, por dhe rajonin.
Për këtë arsye me qëllim që takimi tjetër të mos ketë të njëjtin rezultat si ky i datës 27 shkurt, mendoj se do të duhet të punohet për zhdukjen e pengesave ekzistuese për firmosjen e kësaj marrëveshjeje dhe aneksit të saj.
Nga qëndrimi dhe deklaratat e palës serbe del se mospranimi i kryeministrit Kurti të diskutojë për Asosacionin ishte pengesë për të firmosur marrëveshjen nga ana e tyre. Dhe kjo në pamje të parë kalon përgjegjësinë tek autoritetet e Kosovës.
Në bindjen time asnjë vend i lirë nuk mund të ndalojë krijimin e asosacioneve të qytetarëve pavarësisht nga bindjet politike, besimet fetare, përkatësia racore dhe ajo etnike e tyre me kushtin e vetëm që ato të ngrihen në përputhje me kushtetutën e vendit. Në një vend të lirë kjo e drejtë është e pamohueshme.
SHBA në mënyrë të përsëritur është shprehur për Asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet të angazhohet për një detyrim të tillë.
Por e vërteta është se Beogradi nuk pretendon dhe nuk do pranonte nje asosacion brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Nuk duhet të kemi iluzione, presidenti serbomadh, Aleksandër Vuçiç, kërkon një asosacion etnonacionalist suprakushtetues që de facto dhe de jure garanton shtrirjen e shtetit serb në Kosovë, shtrirjen e serbomadhisë në rajon. Një asosacion i tillë që do të mishëronte frymën e preambulës aneksioniste të kushtetutës serbe, preambule që qëndron si shpata e Demokleut edhe mbi këtë marrëveshje është i papranueshëm dhe i rrezikshëm jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin. CiIido që mund të mbrojë apo mbështesë një asocacion të tillë nuk duhet të harrojë se baruti i fuçisë në rajon është ultranacionalizmi serb dhe se minoriteti serb në Kosovë gëzon të drejta politike më të mëdha sesa çdo minoritet tjetër në Europë. Aq më tepër duhet mbajtur parasysh se në çdo vend të rajonit tonë gjenden komuna me shumicë të etnive që janë pakicë në këto vende dhe kjo ide sherrmbjellëse hap kështu kutinë e pandorës, domethënë një proces të pandalshëm me pasoja të paparashikueshme.
Si përfundim marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk mbahet dhe nuk mund të mbahet peng nga autoritetet e Kosovës, të cilat duhet të pranojnë asocacione që respektojnë plotësisht normat e kushtetutës vërtet të mirë të Kosovës të hartuar nga komuniteti ndërkombëtar që garanton plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe pakicave në këtë vend. Por firmosja e marrëveshjes nuk mund të arrihet duke aplikuar presione bazuar në parimin e locus minoris resistentiae ndaj Kosovës që kjo e fundit të shkelmojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese te saj.
Marrëveshja franko-gjermane në të vërtetë po mbahet dhe druaj shumë se do të mbahet peng nga Serbia, e cila jo vetëm nuk pranoi në marrëveshje njohjen e Kosovës as dhe heqjen e preambulës aneksioniste nga kushtetuta e saj, por kërkon t’i imponojë Kosovës një asosacion suprakushtetues etnonacional të komunave me shumicë serbe në këtë vend i cili do të ishte një kërcënim serioz për stabilitetin e Kosovës, rajonit dhe shpërblim i rrezikshëm për ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dorë nga Beogradi nga kërkesa për një asocacion mbikushtetues në Kosovë është rruga e vetme për të arritur firmosjen dhe jetësimin e planit franko-gjerman, i cili duket se gëzon mbështetje të plotë nga të dyja vendet si një marrëveshje win-win dhe që mbështetet nga BE-ja, SHBA-ja dhe rajoni.
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda nj...
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...