E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda një shteti të varfër merr frymë edhe një vend i quajtur Republika e Propagandistanit. Shtet brenda shtetit do ta quanin studiuesit, por për vendasit është shumë më shumë se kaq për shkak se çdo ditë përplasen disa realitete.
Ju mbase e keni dëgjuar, mbase jo, por ky është rasti që jo vetëm të shuani disi kuriozitetin, por edhe të reflektoni për shumëllojshmërinë e sistemeve politike të jetëzuara në planetin tonë.
Në Propagandistanin e bukur, prioriteti absolut i qeverisë është performanca në rrjetet sociale dhe ndryshe nga realiteti, aty njerëzit ndjehen të lumtur për mrekullitë që shijojnë çdo ditë duke i parë në Instagram, Facebook apo Tik Tok. Madje nuk ekziston velja, pasi duke parë urinë e madhe për t’u ushqyer me vizualitet, kuzhinierët e propagandës gatuajnë disa herë në ditë.
Një ditë të bukur fundjave, lideri madhor i Propagandistanit, megjithëse ditë pushimi, mori mundimin, dhe i hodhi të uriturve një foto të një mjellme në liqen. E ndjente në çdo fibër të qenies së tij se ky postim do të bëhej viral, do të rrëmbente mijëra zemra Facebook-u dhe do të bëhej lajmi i ditës. Potencialisht ky postim mund të tërhiqte vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare.
Intuita nuk e gënjeu, populli i tij nuk e zhgënjeu, strategjia shkëlqeu!
Pa kaluar 10 sekonda, aq sa i duhet njeriut të lëshojë një psherëtimë, vërshuan like-t, share-t dhe komentet nga qytetarët entuziastë të Propagandistanit. Punonjësit e administratës, anëtarët e kabinetit, kryetarët e pushtetit vendor dhe të gjithë kuzhinierët e mëdhenj e të vegjël të kuzhinës së madhe të propagandës, nxituan të lavdërojnë liderin për këtë arritje personale, por mbi të gjitha të jashtëzakonshme për republikën.
“Mrekulli”, “Të lumtë”, “Bravo”, “Vetëm ju e bëni këtë vend”, “Çdo ditë e më i lulëzuar Propagandistani”, “Me ju përpara do të lulëzojmë botën”, “Fat i madh që ju kemi”, “Ec përpara gjigand”, “Pavarësisht pengesave shumë është bërë por shumë mbetet për t’u bërë”,
Ndryshe nga sa mund të mendohej, lideri nuk ra në kurthin e vetëkënaqësisë. Kurth ka kanë rënë të gjithë vdektarët e Propagandistanit, me përjashtim të liderit. Ai kurrë nuk kënaqet me pak, madje edhe kur është shumë thotë “është shumë por ka edhe shumë-shumë”. Kështu që pas postimit të mjellmës, meqëllim dyfishimin e entuziazmit e për rrjedhojë edhe të lumturisë së propagandistanësve bëri një postim të dytë, këtë radhë me dy mjellma. Rrjeti shpërtheu, më shumë se tritolet që herë pas herë shkundin ndërtimet që nuk lejohen në atë republikë. Mijëra like, mijëra share dhe dhjetëra mijëra komente vërshuan ashtu siç vërshojnë turmat e turistëve kur gjenden para një bukurie të pazakontë natyrore dhe duan ta fotografojnë.
“Ja edhe një mrekulli tjetër”, “Vendi ynë, Propagandistani, kurrë nuk ka qenë më i bukur”, “Një goditje për të gjithë ata që ju kanë inat“, “Do t’i verbosh armiqtë e Propagandistanit dhe veçanërisht opozitën që nuk ka sy të shoh se çfarë mrekullie keni bërë brenda pak minutash”. (Ky koment i fundit kishte edhe pëlqimet më të shumta të ditës)
Të entuziasmuar nga fotot e mjellmave njerëzit lanë çdo punë tjetër. U anulluan dasmat, në bare dhe restorante nuk diskutohej asgjë tjetër veç fotove të mjellmave. Vendi u paralizua. Në qiell, në çdo qytet u ngritën drone me foto nga mjellmat. Një dalldi hareja ngërtheu Propagandistanin. Fotot e mjelljmave u bënë lajmi i parë i ditës në televizionet e shumta. Komentatorët analizuan gjerë e gjatë jo thjesht postimin dhe komentet, por edhe domethënien dhe mesazhin që përcillte Lideri në një ditë pushimi. Hashtagu #nukkakoheperpushim”, mbiu në të gjithë ekranet.
Televizioni publik ndërpreu programin dhe nisi transmetimin e baletit “liqeni i mjellmave”
Një grup akademikësh propozoi që nga flamuri kombëtar të hiqej shqiponja dy krenare dhe të zëvëndësohej me dy mjellmat.
“Tani po ecën pak” - tha Lideri, gjithnjë i vëmendshëm që vetëkënaqësia është armiku më i madh i vetes. Tani ka ardhur koha, tha që të bëj një postim me këmbë në toke. Në postimin e tretë lideri paraqiti një projekt 3D ku mali nga sfondi që ishte në dy postimet e para vendosej në mes të liqenit. Mali kthehej në ishull.
“Megjithëse kjo nuk ka qenë premtim elektoral, po e bëj”, - tha Lideri me vete. Dixhitura e projektit 3D:
“Zemra mal, krenarë për të ardhmen e përbashkët!”, -nënvizoi lideri duke e shoqëruar me një nënqeshje nga ato që i shfaqeshin rrallë në publik.
Ai e ndjente se kjo do të shkaktonte tërmet digjital, nga ato që në Propagandistan bien çdo orë të ditës.
Gishti tregues që do të shtypte butonin në celular iu drodh lehtë, pastaj pa dorën të lëvizte si fshirëse e xhamit të makinës. Ç’ne unë me emocione? Brofi në këmbë. U përpoq të postonte në Facebook, por sërish ndjeu dridhje, këtë radhë nën këmbë! U zverdh se mendoi tensionin e lartë!
U gëzua dhe u drodh sërish kur kuptoi që nuk ishte tensioni...
“Ky qenka tërmet i vërtetë!”, -bërtiti me të madhe dhe i bëri me shenjë sekretareve për t’ju gjendur pranë.
Lëkundjet nuk po ndalnin. Megjithatë, lideri ja arriti të postonte projektin: “Zemra mal, krenar për të ardhmen e përbashkët’.
Qytetarët e Propagandistanit, nën tmerrin e lëkundjeve të tërmetit nxituan të bënin liket dhe komentet e para…
Njerëzit janë të prirur që “erën” që mbajnë vetë ta nd...
Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në ...
Të shohësh Ramën në një opinion publik është e lodhshm...
Ngjarja e pabesueshme e shpëtimit të një fëmije 6-vjeçar, ...
Para disa vitesh ish Zv Ministri i Shëndetësisë në Qeverin...
A po planifikoni pushime të paharruara? A doni të përj...
Pavarësisht se sot shikojmë demostrime skenike nga këngëta...
Gazetari Hysni Gurra i është drejtuar me një letër të ...
Kur ke një strukturë të re, kur ke prokurorë që kanë k...
Ashtu si qindra mijëra shqiptarë, të cilëve u është bërë i...
Një grup i mbrojtjes së drejtave të njeriut ka vendosu...
Dje çova mbesën te “LATITUDE” këtu në Tiranë. Është nj...
Në një vend ku çdo gjë shkon mirë e bukur, ku qielli ë...
Fjala “manifestim” nënkupton lëshimin, dhënien e një mendi...
Në SHBA ka ende një debat të madh konspirativ për film...
Njeriu që ka dhuruar “spektakle” arrogance në mbledhje...
Albin Kurti ka tre alternativa: 1- Të jap dorëheqje s...
Mbretërorët shqiptarë, me forcat e tjera nacionaliste dhe ...
Për Carlon dhe bodigardët mediatikë të Kryeministrit, ...
Çfarë mendon makina inteligjente, për Shqipërinë, për ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...