Nga Sali Berisha/ Takimi i Brukselit përfundoi me/pa sukses?!
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...

Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që qëndronin para tij në një heshtje mbresëlënëse. Në një anë ishte elefanti dhe përballë tij një mi. Në katër anët e sallës spikaste parulla: “para ligjit të gjithë janë të barabartë” çështja për gjykim: cili peshon më shumë: elefanti apo miu?
“I nderuar gjykatës” - tha Elefanti, ky brenjtës i pafytyrë pretendon se peshon më shumë se unë!
Kur pa që në fytyrën e gjykatësit nuk lëvizi asnjë muskul, Elefanti nxitoi të thotë: sikundër e sheh edhe vetë i nderuar gjykatës kjo sallë mezi më nxë mua, ndërsa mund këtu kanë vend pa frikë 100 minj.
Miu, që po qëndronte mbi një stivë librash ku spikaste kushtetuta, kodi penal, kodi civil, një kapicë VKM-sh dhe një kod etike ngjyrë vishnje, ngriti zërin me aq sa fuqi kishte dhe tha:
“Fort i nderuari gjykatës, unë mund të dukem i vogël, mund të jem i vogël, por jam si guri i rëndë që qëndron në vendin e vet. Jam plumb. Sigurisht që unë peshoj më shumë se ky tullumbac i fryrë. Ju lutem i nderuar gjykatës, të paktën ju mos paragjykoni dhe ju bëj thirrje të mos nxitoni të nxirrni konkluzione nga pamja e jashtme. Eshtë e tepërt t’i kujtoj kësaj gjykate të nderuar se çfarë ndodhi me iriqin që u marros pas ngjyrave të një gjembaçeje që tek e fundit nuk ishte ashtu si e mendonte iriqi, por ishte një …furçë.”
Të pranishmit në sallë shpëthyen në të qeshura, ndërsa gjykatësi u skuq lehtë në fytyrë, ngriti dorën e djathtë me të cilën mbante “çekiçin” prej druri, goditi fort tryezën dhe bëri thirrje për qetësi.
“Ligji në sallë jam unë”.
Gjykatësi ishte thinjur duke dëgjuar turli-farësoj çështjesh, por çështja cili peshon më shumë, elefanti apo miu, kishte trazuar gjithë pyllin.
“Sot do ta zgjidhim këtë çështje brenda një seance”.
“Elefant, të urdhëroj të hipësh te peshorja që kemi sjellë këtu për të treguar me prova se drejtësia vepron”.
Elefanti tundi bishtin dhei feçkën në të njëjtën kohë dhe hipi në peshore. Peshorja kërciti nga pesha. Shigjeta kaloi si shigjeta në anën tjetër dhe tregoi 50 000 kilogram.
“Radha e miut”- tha gjykatësi.
Miu mori me vete një kod etike, hipi mbi të dhe kërceu mbi peshore. Shigjeta e peshores nuk lëvizi.
“I nderuar gjykatës, unë kërkoj që të peshohemi të dy edhe njëherë - tha miu sepse Elefanti mund të ketë thyer peshoren.
Në këtë moment në sallën e gjyqit hyn dhelpra.
“I nderuar gjykatës, unë jam sot këtu si dëshmitare për miun”, tha dhelpra. “Unë e kam parë me këta dy sy, jo njëherë, por dhjetëra herë se kur macja i është turrur miut, ky ka ikur më shpejt se plumbi në drejtim të paditur. Unë besoj vë bishtin tim mbi zjarr se miu peshon më shumë se ç’duket. Pastaj, siç po thonë kafshët në pyll, fasadat të gënjejnë. Fasadat nuk janë baraz me realitetin, domethënë me të vërtetën.
Në këtë moment në sallë futet edhe breshka.
“Shumë ndjesë për vonesën, i nderuar gjykatës, por rruga kishte shumë trafik. Edhe unë jam dëshmitare për miun”. E kam parë me sytë e mi dhe nuk e kam me të dëgjuar që miu zhytet në llucë më shumë se çdo kafshë tjetër, përfshi edhe elefantin. Kjo është një provë besoj që miu peshon më shumë sepse zhytet më thellë në llucë”.
Në këtë moment gjykatësi sheh orën dhe i llahtarisur nga koha e gjatë që i kishte marrë gjykatës kjo çështje thotë: “Në rregull, le të provojmë diçka ndryshe. Elefant, merre miun me feçkën tënde dhe vendose në kurriz. Nuk kemi kohë t’iu peshojmë veç e veç?”
Elefanti u bind. Miu zuri vend në rrëzë të veshit të Elefantit.
Hip në peshore- e urdhëroi gjykatësi.
Për çudinë e të gjithëve peshorja tregoi 50000.1 kg.
Salla shpërtheu në duartrokitje. Gjykatësi goditi sërish tavolinën me çekiç dhe tha.
“Çështja mbyllet”. Elefanti peshon më shumë se miu, me përjashtim të rastit të sotëm që patët rast ta shikoni me sytë tuaj.”
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Biznesmeni Pellumb Salillari ka çuar në gjykatë vendimin e...
Nuk numërohen fjalimet, konferencat, seminaret, projektet, d...
Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi p...
I ngazëllyer nga dëshira e zjarrtë e popullit, e administr...
Gjatë dhjetë viteve të mbretërimit të sektit Rama në qever...
Të jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të...
Tri dimensionet e transformimit urgjent të sistemit un...
Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët në emisionin e radhës “....
Pak kush e di që në hartën e madhe të botës, brenda nj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...